Përplasja në Partinë Demokratike për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike duket se do të vijojë. Përballë kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD, të artikuluar edhe në mbledhjen maratonë të kryesisë, se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar hapjen e garës, kryesia nuk e sheh të nevojshme.
Sekretari i Koordinimit Elektoral në PD, Taulant Zeneli thotë se vendimi i orëve të para të 7 Qershorit është i zbatueshëm pa nevojën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
“Kemi një vendim kryesie qe është i zbatueshëm menjëherë, nuk ka nevojë rë shkojë në Këshill Kombëtar”, tha Zeneli.
Megjithatë, Zeneli e pranon që në rastin e ngritjes së Komisionit Zgjedhor, organ i cili ka mbetur vakant pas ikjes drejt Berishës të anëtarëve, Këshilli Kombëtar duhet të hyjë në lojë.
“Duhet të mblidhet kryesia që emëron anëtarët e Komisionit Zgjedhor dhe më pas t’ia kalojë këshillit kombëtar, deri tani di tju them që do të ketë një mbledhje të kryesisë sa më shpejt dhe do të marrë vendimmarrjet përkatëse pa vonesa”, tha Zeneli.
Platformën e prezantuar nga grupi parlamentar të PD, me Gazment Bardhin në krye, që fillimisht të bëhen zgjedhjet në bazë, e sheh si amulli ndërsa thotë se deputetët kërkuan të marrin rolin e kryesisë.
“Po të marrim platformën e grupit parlamentar të PD, të con në vijimin e amullisë në të cilën PD ndodhet prej më shumë se një viti. Platforma e grupit parlamentar nuk përvaktonte afat, merrte rolin e kryesisë së PD, sepse grupi I punës që propozohej, do bënte drejtimin politik tëPD, platforma ishte e prerë, nuk mundet grupi parlamentar t’i mbivendoset organeve statutore të PD”, tha Zeneli.
Kryesia e PD vendosi të mbajë me 29 korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, ndërsa përballë Lulzim Bashës pritet të mos dalë kandidat asnjë prej figurave qëndrore në PD.