Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat.
Mësohet se Shemsi Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platfomën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu.
Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Korçës për vitet 2005-2007, më pas policinë e Fierit për 8 muaj në vitin 2009. Nga viti 2009 deri në 2012 ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe më pas ka drejtuar policinë Dibrës për 4 muaj po në vitin 2012. Prenç ka drejtuar për 5 vite nga viti 2013 deri në vitin 2018 Emergjencat Civile dhe më pas ka mbuluar detyrën e Këshilltarit të ish-Presidentit Ilir Meta për Mbrojtjen Civile, Rendin dhe Sigurinë.
Kush është Shemsi Prençi
Ai ka kandiduar në primaret e Sali Berishës për kryebashkiak në Kamëz, si dhe për deputet të LSI në Durrës.
Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku është hapur menjeherë gara në datën 10 Shtator, ku sipas njoftimit aplikimi zgjat shtatë ditë. Përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është vendosur Sokol Bizhga. Afati i fundit për dorëzimin e kandiaturave është deri të mërkurën e kësaj jave, 18 shtator.
Nēqoftēse Edi Rama emron ktē dylberin Shemsi Prençin Edi Rama tē japi dorheqjen si kryeministēr.
PërgjigjuNë qoftëse emërohet ky e morri lumi këtë vend
PërgjigjuKy eshte shkolla e Breçanit me shoke..
PërgjigjuKy eshte dore e Berishes, njeri i korruptuar. Ky nuk i ka dhene pergjigje ne nje studio vrasjeve qe ka bere. Keto lloj fytyrash nuk duhet te shihen me ne poste drejtuese, Ky eahte shume mire ne ate pozicion si anal-ist neper studio, aq ka kapacitet.
PërgjigjuKy eshte nje cop debili! Drejtor komunale ne diber mund ta bej shume mire, kaq!
PërgjigjuArnold vella, greku ne '97 ishte kudo ne Shqiperi, ato e shfrytezuan situaten si askush tjeter. Po nejse.
Ai ka ndaluar grekun kur desh hyri ne 97 mor idiot do flisje greqish po mos te ishte ai burre aty.
Prenci e meriton postin,per keta njerez ka nevoje shqiperia por maskarenjte politikane nuk i pelqejne keta njerez.
PërgjigjuSa qesharake qe behen. A thua nuk e moren mesazhin per "lidershipin" e "gjenerates se re". Pra jo te llojit si Shemsiu ose dores se "vjeter" te policise. "Kandidati", o Shemsi, eshte ai ose ajo qe listohet nga Balluku dhe perzgjidhet nga Rama. Kurse kohe e letra dhe na ler te shohim teatrin e radhes te pyllit te pykave e dallkaukeve te Rames.
Përgjigju