Lulzim Alushi

Kronikë

Gara për Kryeprokuror/ Gjykata i kthen padinë të skualifikuarit: Plotësoje, se ka mangësi

8 Tetor 2019, 10:17| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 11:23

  • Share

TIRANE-Gjykata e Apelit Administrativ i ka kthyer padinë kandidatit për Kryeprokuror që u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Lulzim Alushi. Gjykata i ka lënë Lulzim Alushit 10 ditë kohë që të plotësojë padinë pasi ka mangësi. Apeli administrativ i la afat Alushit deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.

Ai paditi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara. Në garë për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Gara është e pezulluar deri sa të shprehet me vendim apeli administrativ për përjashtimin e Alushit, që u skualifikua me argumentin se nuk plotësonte kushtin e të qenit 15 vjet jurist, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Por si do të përzgjidhet prokurori i ri? KLP në listën me tre kandidat bënë pikëzimin dhe ja dërgon parlamentit. Parlamenti duhet që me shumicë votash të përzgjedh një nga tre emrat e dërguara nga KLP. Në rast se parlamenti nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 08/10/2019 11:44

    Ky nuk dika me mbush nje formular per veten e vet dashka u bo pjese e SPAKUT

    Përgjigju
    • Malsori: 08/10/2019 15:46

      Te zote si Av. Lulzim Alushaj te kishim edhe disa djem e vajza dhe e shikonim pastaj.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?