Politikë

Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë

21 Maj 2021, 12:02| Përditesimi: 21 Maj 2021, 12:27

  • Share

Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë.

Garën për kryetarin PD, Hoxha e konsideroi të pabarabartë, për shkak se data kur do të mbahen zgjedhjet është përcaktuar nga kryetari aktual, Lulzim Basha, sikurse edhe rregullat e garës dhe anëtarët e komisionit.

"Grupi për PD, qëllimi kryesor ka procesin brenda PD, do propozojmë edhe emra për të qen pjeë e garës. Besoj se do shkojmë drejt dakordësisë për Edith Harxhin dhe Ibsen Elezi, por mund të jenë dhe kandidatë të tjerë për të qenë pjesë e garës. Nesër është afati i fundit. Çdo njeri ka të drejtë të ketë ambicie në politikë dhe nuk ndalojmë askënd të jetë pjesë e garës dhe janë demokratë që do vendosin kujt do t'ja japin votën, por ne po hymë me një proces të paragjykuar sepse datën e vendoi Basha, komisionin Basha, ne e dimë që nuk po hymë në një garë të barabartë. Ndërkohë që Ramë si kërkon zgjedhje të drejta, brenda shtëpisë së vet nuk e bën", tha ai.

Caktimi i datës 13 qershor për zgjedhjen e kryetarit të PD, Hoxha e cilësoi të nxituar, ndërsa shtoi se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Basha për kërkesën që ata depozituan dje për shtyrjen e datës.

"PD nuk është në kushte për të nxitur datën e zgjedhjeve, plus ka një komision dhe anëtarët aty duhet të jenë gjithëpërfshirës. PD nuk është çështje emrash, është partia e parë anti-komuniste. Ne kemi bërë kërkesë dje për shtyrjen e zgjedhjeve, nuk ka përgjigje, ka heshtje nga kryetari i partisë, por një përgjigje duhet të ketë.", , u shpreh ai.

 Afati i dorëzimit të kandidaturave për zgjedhjet në PD përfundon ditën e nesërme.

Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?