Gara për Kushtetuese/ KED brenda javës dërgon emrat në Presidencë e Kuvend

16 Shtator 2019, 16:01| Përditesimi: 16 Shtator 2019, 18:10

  • Share

TIRANË- Report Tv mëson se brenda javës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do t'i dërgojë Parlamentit dhe Presidencës listën me 6 kandidat të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Mes të kualifikuarve rezultojnë Arta Vorpsi, Besnik Muçi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Regleta Panajoti.

Ndërsa në mbledhjen e kësaj jave, KED do të bëjë pikëzimin përfundimtar së bashku me raportet për çdo kandidat të përzgjedhur.

Deri më tani lista kryesohet nga Arta Vorpsi me 89.610 pikë ndjekur nga kandidati i dytë Besnik Muçi me 81.926 pikë.

Nëse presidenca dhe Kuvendi nuk do përzgjedhin asnjë kandidat nga lista, atëherë do të zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga KED. 

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm një kandidat, Vitore Tushën ndërkohë që duhen 9 të tillë për funksionimin e saj pasi vettingu i përjashtoi të gjithë anëtarët me përjashtim të saj. Pikërisht pasi të nisë funksionimit të saj, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë në shqyrtim edhe kërkesën e 55 deputetëve socialistë që kanë kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit.

Ndërsa vetë Meta ka deklaruar se nëse Komisioni i Venecias i cili do ta publikojë vendimin e saj më datë 11 tetor do ta shpallë fajtor, ai do të tërhiqet nga posti i tij.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?