Gara për Mallakastrën, Kapllanaj i PD: Kandidati i ‘BF’ do të tërhiqet por s'e lë Berisha, fajtori kryesor i humbjes së demokratëve

28 Prill 2023, 22:46| Përditesimi: 29 Prill 2023, 06:47

  • Share

Agron Kapllanaj, kandidati i PD për bashkinë Mallakastër është i bindur se do të marrë fitoren më 14 Maj pasi sipas tij pas çdo gare ka rritur ndjeshëm mbështetjen në elektoratin e tij. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Pa protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, Kapllanaj tha se kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Resmi Shanaj është në këtë garë për shkak se Berisha nuk pranoi që të bashkonte demokratët, duke e përçarë PD-në edhe më shumë.

“Në këto dy mandate të para si kryetar i një komune, e kam shndërruar atë komune duke bërë të gjitha rrugët, ujësjellësit, shkollat. Zakonisht thonë se pushteti të konsumon, por nëse ka njeri që pushteti s’e ka konsumuar është Agron Kapllanaj. Nga mandati në mandati unë kam shtuar mbështetjen dhe kam zgjeruar diferencën me kundërshtarët. Ne sot jemi dy kandidatë përballë nga një familje politike vetëm pasi Sali Berisha nuk pranoi që të kishim kandidatë të demokratëve në siglën e Partisë Demokratike”, tha Kapllanaj.

Ai vijon ta konsiderojë ‘peng’ Resmi Shanajn, kandidatin e koalicionit Berisha-Meta në Mallakastër. Ai thotë se ai po mbetet vetëm dhe kërkon të tërhiqet nga gara por nuk e lë Berisha.

“Në Mallakastër nuk fiton Sali Berisha por Agron Kapllanaj. Të gjithë demokratët do të bashkohen tek kandidatura fituese. Ata kanë nevojë të bëjnë ndryshimin. Prandaj edhe rivali im mbetet gjithnjë e më shumë vetëm. Ai është peng. Thotë se ‘s’më lë Berisha të tërhiqem”, ka deklaruar Kapllanaj në ‘Pa Protokoll”.

Agron Kapllanaj e konsideron Berishën fajtorin kryesor të humbjes së PD edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

 “Unë jam i bindur që zgjedhjet në vitin 2021 janë humbur për shkak të Berishës. Ne e kishim në listat tona për deputet z. Sali Berisha.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?