Teuta ka marrë një fitore me shumë vlerë dhe tani e sheh veten plot 5 pikë nga vendi i parafundit. Skënderbeu ishte dukshëm i pa interesuar, pasi e ka deklaruar se tani ,mendon vetëm për Kupën, pasi e ka siguruar matematikisht titullin kampion.
Durrsakët e shfrytëzuan maksimalisht këtë mundësi duke marrë një fitore 1-3. Teuta e gjeti golin fillimisht me anë të Shkallës në pjesën e parë.
Me fillimin e fraksionit të dytë ishte Çyrbja që shënoi golin e dytë e më pas Latif vulsoi gjithçka. Skënderbeu në anën tjetër i shërbeu Alis Soue, i cili u aktivizua në fundin ndeshjes, por gjeti një gol që e çon të vetëm në listën e shënuesve të Superiores.
Me këtë sukses Teuta është shumë pranë qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar, pas humbjes së Vllazninë në Tiranë nga Partizani.
Partizani ka shtyrë shkodranët në Kategorinë e Parë. Jasir Asani dhe Gerhard Progni janë autorët e dy golave për të kuqtë, të cilët nuk toleruan asnjë moment ndaj shkodranëve, që me këtë humbje, e shohin veten, pothuajse në Kategorinë e Parë.
Barazim 2-2 në “Zeqir Ymeri” me Kukësit dhe Luftëtarit, në një ndeshje pa presion, ku të dyja skuadrat treguan forcën e tyre. Kukësi merr një pikë me shumë vlerë, pasi përmbush objektivin sezonal, duke siguruar matematikisht vendin e dytë.
Luftëtari, në anën tjetër, mban vendin e tretë si dhe i sheh ndjekësit e Laçit dhe Partizanit 3 pikë larg. Një ndeshje e bukur dhe me raste, por me dy fytyra.
Në pjesën e parë Kukësi ishte dominues absolut, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës me anë të Irakli Dzarias. Në pjesën e dytë Kukësi e uli ritmin dhe Luftëtari nuk neglizhoi aspak, duke barazuar me anë të golave të Lamçes dhe Xhekson.
Kamza, me fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit, thuajse ka siguruar qëndrimin në Superiore, pasi shkon 5 pikë para Vllaznisë, aq sa Teuta, kur mbeten edhe 2 javë.
Ndërsa Laçi ka fituar pa probleme 3-1 ndaj Lushnjës dh së bashku me Partizanin ngjitet në kuotën e 50 pikëve, duke ndarë vendet katër dhe pesë, 3 pikë pas Luftëtarit të vendit të tretë. Europa mbetet e hapur për këto ekipe.
Pas Partizonit , Tirones I erdhi rradha edhe Vllaznis ta provoj kategorin e pare mbase te dyten . Dje ra Hamburgu ne kategori te dyte I vetmi ekip gjerman se kishte lujt vetem ne bundeslig por tifozat desh e kallen stadiumin nga zemerimi . E kunderta ndodh me vllaznin , stadiumi bosh , nuk mahet ekipi me lek te Voltanes . Don Zoti e del noj bo... hamsh edhe investon .
Përgjigjuvllaznia e meriton kategorine e pare
Përgjigju