Foto nga mbledhja e KED

Gara për në Kushtetuese, KED fut në 'sitë' kandidatët për vendet vakante, anëtarë relatorë Vitore Tusha dhe Saida Dollani (Emrat)

20 Tetor 2020, 18:16| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 19:09

  • Share

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e zhvilluar sot ka hedhur një tjetër hap drejt emërimet të anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese për ta bërë këtë institucion funksional, që është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.

Sot u hodh shorti për caktimin e relatorëve për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet e lira në gjykatën Kushtetuese, konkretisht pas largimit të Besnik Imerajt dhe Fatos Lulo.

" Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

2. Gjithashtu, po sot është hedhur shorti edhe për caktimin e anetarit relator per ndjekjen e procedurave te verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018, rishpallur në datën 21.08.2019 dhe rishpallur përsëri nga Kuvendi i Republikës me datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo", thuhet në njoftimin e KED.

Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese pas largimit të Imerajt;

1. Mandat i shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018/27.09.2019/24.09.2020

Relatore anëtare e KED: Zj. Vitore Tusha

Këshilltar: Sajmir Nazifi

Kandidati: Orkida Totojani

Altin Binaj

Aldona Sylaj

Këshilltar: Besmir Rapaj

Kandidati: Eugen Papandile

Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Aulona Bodo

Kandidati: Shaqir Hasanaj

Ilir Hasnedari

Klajdi Mone

Këshilltar: Laureta Nezaj

Kandidati: Përparim Kalo

Aleksandër Toma

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese pas largimit të Lulos;

2. Mandat i shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 28.08.2018/21.08.2019 /24.09.2020

Relatore anëtare e KED: Zj. Saida Dollani

Këshilltar: Laureta Nezaj

Kandidati: Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Sajmir Nazifi

Kandidati: Altin Binaj

Këshilltar: Besmir Rapaj

Kandidati: Ilir Hasnedari

Me nisjen e kësaj faze, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante.

Megjithatë,  në njoftimin e KED thuhet se pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?