Gara për Shtëpinë e Bardhë/ Politikat që u përplasën dy kandidatët

2 Nëntor 2020, 18:09| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 18:17

  • Share

 

Gara presidenciale këtë vit është zhvilluar në një atmosferë tejet ndryshe, për shkak edhe të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, e cila i mori jetën 236 mijë amerikanëve dhe zhyti vendin dhe botën në kriza më të mëdha ekonomike që nuk ishin parë prej dekadash.

Rimëkëmbja ekonomike ka qenë një nga pikat më të forta të cilat i kanë kushtuar një rëndësi të madhe kandidatët.

Trump me anë të paketave të shumta të ndihmave synon rihapjen e plotë të ekonomive, Biden në anën tjetër synon një hapje të avashtë dhe të kontrolluar duke vënë para ekonomisë, shëndetin dhe sigurinë e njerëzve. Të dy kandidatët kanë prezantuar paketa stimuluese.

Një përplasje tjetër mes dy palëve ka qenë politika e taksave, Trump ka propozuar shkurtim të tyre ndërkohë që kandidati demokrat synon rritje e taksave për të pasurit.

Të dy kandidatët synojnë të krijojnë vendet të reja pune, megjithëse vendimi i Biden për të vendosur një rrogë minimale prej 15 dollarësh për orë duket se do t’i japë atij një plus të konsiderueshëm.

Kujdesi shëndetësor është një tjetër aspekt ku janë përplasur gjatë të dy kandidatët. Trump parashikon shkurtime në Medicaid (900 miliardë dollarë) dhe Medicare (450 miliardë dollarë). Biden nën anën tjetër synon një zgjerim të sigurimit shëndetësor publik dhe sunon uljen moshës  së  pranimit për Medicare nga 65 në 60 vjeç.

Covid-19 ka qenë tema e cila ka prodhuar më së shumti diskutim mes dy kandidatëve. Trump në njërën anë synon një rikthim sa më parë në normalitet, duke theksuarase përfundimi i krizës është afër. Kurse Biden ka paraqitur një plan kombëtar për të adresuar pandeminë,  duke rritur testimin, gjurmimin e kontakteve, trajtimin dhe shërbime të tjera shëndetësore.  

Emigracioni, po ashtu ka sjellë një përballje tjetër mes tyre. Trump ka sulmuar ashpër refugjatët dhe azilkërkuesit dhe duke mos pranuar negociata për emigracionin. Biden në anën tjetër mbështet një politikë më gjithëpërfshirëse dhe në veçanti për azilantët.

Sa i përket politikës së jashtme të dy kandidatët kanë pikëpamje të ndryshme, Biden synon rivendosjen e marrëdhënieve me shtetet të cilat Trump i ka dëmtuar sipas tij. Trump i ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe angazhimet që ai mendon se janë një shpërdorim i burimeve të SHBA-së.

Në një kohë kur të të gjithë bota po mundohen të gjejnë një zgjedhje për Ngrohjen  Globale, Trump e ka mohuar atë duke e lënë pasdore ndërkohë që kandidati demokrat pretendon të krijojë një ekonomi 100% të bazuar në energji të pastër dhe të arrijë emetime neto zero të karbonit  deri në vitin 2050. Cilado qoftë interesi apo politika, e sigurtë se votuesit amerikanë do të ndikohen nga platformat e të dyve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?