Politikë

Gara për Tiranën/ Blushi: Refuzuam të hyjmë në lojën e emrave të kandidatëve! Alimehmeti: U propozuan 13 nga opozita! Karaj: Manastirliu është në avantazh (VIDEO)

8 Tetor, 22:32| Përditesimi: 8 Tetor, 23:07

  • Share

Pas vonesave për të ofruar një kandidatë me peshë politike për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, kreu i PD Sali Berisha propozoi pak ditë më parë kandidatin e pavarur aktorin Florian Binaj, i cili do të garojë përballë Ogerta Manastirliut nga PS.

Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, tha se PL nuk u la mënjanë në negociatat për zgjedhjen e një emri kandidati për Tiranën.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, mbrëmjen e sotme, ai tha se PL refuzoi që të merrte pjesë tek zgjedhja e emrave, pasi kandidati zgjidhet në bazë të disa kritereve.

‘Ne nuk kishim emër. Refuzuam që të hyjmë në lojën e emrave, sa kohë janë kriteret që do të çojnë në zgjedhjen e një emri. Kemi pasur disa negociata dhe takime. Tek PS ishte një proces jo i rregullt, një kandidaturë që u imponua dhe u emërua live pa e ditur fare se do të ishte ajo. Procesi i opozitës ishte i shëndetshëm në raport me vlerat e demokracisë dhe interesin publik. Ne zgjodhëm një kandidatë të pavarur dhe ky fakt meriton vlerësim, sepse është kandidaturë përtej një force politike, sepse opozita bënë opozitë në kushte normale sepse jemi përballë një regjimi kriminal që bënë çdo përpjeke për të ngushtuar hapësirat e partive opozitare politike. Ne jemi në këtë garë jemi përballë Ramës’, tha ai.

Blushi ishte në një linjë me akuzat e Berishës se nuk mund të ketë garë në zgjedhje me PS.

‘Ne jemi përballë kësaj mazhorance dhe po përpiqrmi që të unifikojmë ata që janë në opozitë. Ne nuk e pranojmë këtë sistem, Rama po vjedh votat dhe të ardhmen e vendit, nuk ka garë që ne të garojmë ndershmërisht. Nuk ka garë’, tha ai.

Anëtari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha se ishin 13 emra kandidatësh që u propozuan nga opozita për Tiranën.

 ‘Kemi thënë se duhet hapje ndaj figurave të reja dhe u hodh kjo si propozim që t’ja lëmë partive aleate, parimet ku do të donim që të fokusoheshim, dhe u hodhën disa emra dhe u dakordësua nëse PD do të qëndronte në këto parime dhe ne thamë do mbështesim një person jashtë partisë. Ky është rasti i parë kjo që ka ndodhur dhe u propozua Z.Binaj. Ishin 13 kandidatura të kërkuara nga partitë opozitare. Të gjithë i plotësonin kriteret bazë por u zgjodh ai’, tha ai.

Analisti Leonard Karaj, deklaroi se kandidatura e opozitës për Bashkinë e Tiranës, u zgjodh Binaj pasi në rast humbje Berisha nuk do të mbajë përgjegjësi.

‘Tirana është bastion politikë, shoqëria shqiptare është shumë e politizuar dhe është e vështirë të thuash do shkojë me një kandidatë të pavarur qoftë edhe një figurë e mirë. Ajo që kam parë unë është një lloj hileje ose hajde të fusim një kandidatë të pavarur që të mos mbajmë edhe një peshë politike në rastin e një humbje të mundshme. PD duhet sikur i ka lënë duart pas, dhe ka vënë një kandidatë sa për të thënë. Pas zgjedhjeve Berisha do të thotë ju thash që me Ramën nuk mundtë futesh në zgjedhje. Kandidati duhet që të ishte marr më seriozisht nga opozita. Në 35 vite kandidatët e opozitës kanë qenë serioz, pavarsisht kanë fituar ose jo. Por, Manastituliu është në avantazh ndaj kandidatit të PD’, tha ai.

Për analistin Endri Tafani, duhej një datë me e largët për zgjedhjet e pjesshme, pasi partitë nuk kanë kohë të mjaftueshme për fushatë.

‘Duhej një person jashtë partive, por mënyra se si u procedua. Sepse nëse do kërkosh një person jashtë partisë duhet një angazhim më të madh nga shoqëria civile. Ajo datë, 9 nëntori për zgjedhjet ishte antikushtetuese, por duhej një datë më e largët për ti dhënë kohë edhe opozitës. Por në zgjedhje votohet partia, këdo të vendosësh do e votojnë'’, tha ai.

Ora 22:55
Pasuesi i Altin Dumanit/ Karanxha: Gara për kreun e ri të SPAK e vështirë! Petraj: Më i avantazhuar Adnand Xholi (VIDEO)

Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho janë 4 prokurorët e SPAK që kanë dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) aplikimin për kandidatë për postin e kreut të ri rë SPAK, ndërsa sot ishte edhe afati i fundit i aplikimeve.

Lidhur me këtë, ish –prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme tha se gara mes tyre është e vështirë.

‘Prokuroria Doloreza Musabelliu ka pasur çështje të rëndësishme në dorë, pra duhet që të njoh edhe problematikat e SPAK, edhe Elvin Goga është një prokuror i mirë. Dosjet me rëndësi kanë edhe ato presionet e veta. Do të jetë një garë e vështirë. SPAK do ta ketë atë vijueshmërinë se për çështjet që janë do të vijojnë’, tha ai.

Ndërkohë, për avokatin Edmond Petraj më të avantazhuar janë Adnand Xholi dhe Doloreza Musabelliu.

'Adnand Xholi, është më i avantazhuar, por edhe Doloreza i ka fituar betejat. Po ashtu edhe dy të tjerët janë figura të pakontestueshme dhe mendoj se gara do të jetë tek ata që dinë që të menaxhojë më mirë’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?