Teksa PS ka zgjedhur Ogerta Manastrliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, pasi Erion Veliaj u shkarkuar nga detyra, PD ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj.
Lidhur me këtë ish-deputeti i PD Dashnor Sula, në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se emrat që janë vetëofruar nga PD si kandidatë janë komikë.
Ai tha se është e rëndësishme e shkuara e kandidatit që do ofrohet, i cili sipas tij duhet të jetë figurë me integritet.
‘Për fat të keq situata në opozitë është sa tragjike aq edhe komike. Duhet që të kishin projektuar se kush do të ishte kandidatura. Shikoni se kush janë të vetëshpallurit ata që s’kanë as votat e familarëve të tyre, kurse ata që janë të votuar nga qytetarët si Tabaku dhe Alimehmeti dhe figura të tjera jo. Dhe këta që pretendojnë që të vetofrohen ndodh për një arsye se e dinë që nuk fitojnë por thonë të vetëofrohemi ishalla kapim ndonjë gjë. Po unë them se duhet parë e shkuara e kandidatit. Strukturat në PD janë ku thërret qameti, në 11 maj kjo ishte arsye që nuk morën vota, një parti që nuk ka një struktura nuk ka se di të marr, sepse janë ata që duhet që të punojnë, ndryshe nuk ke si të marrësh vota’, tha ai.
Ai tha se në Partinë Demokratike nuk ka më meritokraci.
‘Berisha dhe drejtuesit e PD duhet që të reflektojnë dhe të mendojnë se si një parti hyn në zgjedhje për të mbijetuar dhe jo për të fituar. Si mund të thotë Berisha kemi të bëjmë me narkoshtet, atëherë ky rrëzohet me protesta dhe me votë dhe nëse ti shkon merr pjesë në zgjedhje përballë tij kjo nuk shkon. Nuk duhet që të shkon në zgjedhje vetëm me njerëz militantë por duhet që të zgjerohet rrethi. Në atë parti nuk ka më meritorkaci’, tha ai.
Ndërkohë, analisti Fatmir Merkoçi tha se PD është vonuar në shpalljen e kandidaturës për Tiranën.
Ai deklaroi se, Berisha hyn në zgjedhje përballë Ramës, edhe pse nuk deklaron se nuk mund të ketë zgjidhje të lira me kryeministrin.
‘PD duhet që të kishte shpallur kandidatin me kohë, sepse bëri protesta për ta hequr Veliaj dhe duhet që ta kishte gati. Vijojnë që të jenë në kaos. Alimehmeti dhe Tabaku as njëri as tjetri, të dy janë të Sorosit. Të gjithë në PD janë me Sorosin. Duhet një i djathtë, këto emra që dalin janë të konsumuar. Me gjeni nga këta se kush nga ngritur një kauzë e ka mbrojtur. Si mund të pranojë një njeri që thotë me Ramën s’ka zgjedhje dhe pastaj futet në garë. A thonë këta që të gjithë votat në PD i mbledh Berisha, të dal të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës Berisha. Dhe ta bëjnë si e bënë e gjithë Europa, kryetari i bashkisë le të dal dhe të kandidojë për Tiranën’, tha ai.
Komente
