Gara për tri vende vakante në SPAK, KLP vlerëson 8 kandidatët (EMRAT)

1 Dhjetor 2023, 10:16| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 13:37

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vlerësuar tetë prokurorët kandidatë për tri vendet vakante në SPAK, duke vendosur edhe datën e intervistës së tyre. Në mbledhjen e djeshme, tetë kandidatët u vlerësuan nga Këshilli me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale.

Këshilli vendosi datën 7 dhjetor, për intervistat me kandidatët duke filluar nga ora 9.00 ku procedura e prezantimit dhe pyetje- përgjigjeve do jetë jo më shumë se 30 minuta për çdo kandidat. Pas prokurorit të Vlorës Albert Kuliçaj dhe Olsi Dados, në garë u regjistrua kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi i cili pendoi Artan Tafanin, ushtarin e Laert Haxhiut.

Një tjetër drejtuese rrethesh që synon emërimin në SPAK është Anita Jella nga Durrësi. Emrat e tjerë që kanë shprehur interes deri tani janë prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti, Ndini Tavani dhe Sonila Muhametaj.

Prokurorët në garë për në SPAK
1- Albert Kuliçaj
2- Olsi Dado
3- Kreshnik Ajazi
4- Bledar Maksuti
5- Anita Jella
6- Ndini Tavani
7-Sonila Muhametaj
8- Pali Deçolli

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?