Prej mesjavës së kaluar, 11 kandidatët në garën për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë verifikuar, intervistuar dhe vlerësuar me pikë nga Komisioni Ad-Hoc i ngritur prej Ministrisë së Brendshme.
Por edhe pse pritej që ditën e premte të njoftohej dërgimi i listës me pikët e vlerësimit dhe renditja nga kandidati me më shumë pikë tek ai i fundit, si dhe propozimi i ministrit Ervin Hoxha për emrin e preferuar, kjo zyrtarisht do të ndodhë ditën e sotme.
Shkak i shtyrjes ishte vizita e kryeministrit Edi Rama në SHBA dhe axhenda e tij e ngjeshur. Vetë ministri Hoxha kishte njoftuar se do e bënte publik emrin dhe listën që do i dërgohej Qeverisë dhe sot konfirmohet se ai do e bëjë zyrtarisht vetë.
Po kështu nga momenti në moment, njoftohet se edhe Ministria e Brendshme do e publikojë listën e kandidatëve sipas nivelit të pikëve, në faqen e saj.
Sipas ligjit të ri të hyrë në fuqi, pasi Komisioni nxjerr listën e pikëzimit, është ministri që përzgjedh emrin që i propozon kryeministrit Edi Rama, edhe pse pritet që të respektohet tabela e vlerësimit të pikëve për pasuesit e të dorëhequrit Muhamet Rrumbullaku.
Kryeministri më tej firmos dhe emëron kryepolicin e ri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, që është parashikuar për të mërkurën.
Ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, referuar karrierës së tyre, eksperiencës dhe procesit të Vettingut, janë; Pëllumb Seferi, Ardian Çipa, Rebani Jaupaj, Ilir Proda, Skënder Hitaj dhe emra të rinj si Altin Mena.
11 kandidatët në garë: