Bota

Garancia për sigurinë e Ukrainës, Trump: Ne amerikanët do të përfshihemi

18 Gusht, 19:48| Përditesimi: 18 Gusht, 23:25

  • Share

1755538798_donaldtrump.jpg

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale së bashku me Volodymyr Zelensky, Trump pranoi se "do të ketë shumë ndihmë në lidhje me sigurinë. Do të ketë shumë ndihmë. Do të jetë pozitive". "Ata janë vija e parë e mbrojtjes sepse janë atje, por edhe ne do t'i ndihmojmë ata. Do të përfshihemi kur të vijë koha", shtoi ai.

Trump nuk shpjegoi nëse përfshirja e SHBA-së do të përfshijë vendosjen e trupave amerikane. Sidoqoftë, fjalët e tij përfaqësojnë një largim nga qëndrimi i mëparshëm i presidentit amerikan.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky dhe liderët e BE në SHBA, Trump telefonon Putin: Përgatitje për takimin trepalësh! Kievi premton 100 mld $ blerje armësh amerikane


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?