Deri më tani janë aprovuar 419 aplikime nga bizneset për garancinë e parë sovrane, nga 700 në total. Sipas Ministres Anila Denaj deri më tani janë dhënë 7.2 miliardë lekë kredi për pagat e punonjësve, dhe mbështetja do të vazhdojë. Ministrja Denaj gjatë një inspektimi në Golem iu bëri thirrje qytetarëve shqiptar që këtë vit të zgjedhin bregdetin vendas.
“Ka shumë turistë të huaj që kanë vlerësuar Shqipërinë por edhe investimet e bëra. Hapja e dyerve për sektorin e turizmit përballet me disa sfida mbi të gjitha përballet me sfidën e turistëve të huaj por njëkohësisht edhe me atraksionin e turistëve vendas për atë që ne e quajmë turizmin patriotik. Në turizmin patriotik ftesa është për të gjithë shqiptarët që ta vlerësojnë turizmin dhe cilësinë dhe solidaritetin mes nesh, në mënyrë që pushimet ti bëjnë këtu”, tha Denaj.
Ministrja u shpreh se sektori i turizmit është më i prekuri nga mbyllja e vendit, “Turizmi është sektori që është afektuar goxha nga mbyllja”, u shpreh ministrja.
Qe të kesh turizem duhet të shenzosh pará, të rregullosh e mirmbash çdo gje dhe në kohe rekord. Duhet të zbatosh ligje me fortesi kundra bajgave fshatare qe rrenojne, prishin, gerryejne, shkaterrojne, zaptojne e degjenerojne cdo gje. Duhet të kete banjo publike të pastra etj ndryshe përse të vije dikush?
Përgjigju