Ekonomi

Garancia Sovrane 3 miliardë lekë për bujqësinë, shteti del 70% garant për kreditë e buta që do marrin fermerët

19 Qershor, 14:10| Përditesimi: 19 Qershor, 17:37

  • Share

Për investime në stalla, sera, në makineri, agro-përpunim, agroturizëm, peshkim apo akuakulturë, do të ketë kredi të buta që do të jepen nga bankat. Për të bërë këto investime sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të sektorit të bujqësisë do të kenë në dispozicion 30 milionë euro garanci sovrane nga buxheti i shtetit, që do të përdoret si kolateral që bankat të financojnë këtë sektor me hua të buta.

Ministria e Financave ka njoftuar se shteti do të dalë garant për 70% të vlerës së kredisë që do të kërkojnë këto sipërmarrje. Në këtë mënyrë, këto biznese nuk janë të detyruara të lënë kolateral dhe po ashtu do të përfitojnë edhe kushte lehtësuese për të marrë financim.

Shuma e kredisë nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese, ndërsa norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2%. Kjo skemë pritet të jetë funksionale nga muaji i ardhshëm, pasi ende nuk është miratuar VKM-ja e detajuara për kushtet e kriteret e kësaj garancie.

Kjo është Garancia e pestë Sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.

Kjo skemë garancie është në të njëjtën linjë me ‘Programin e Financimit të ndërmarrjeve Mikro, të Vogla e Mesme’, të miratuar në janar të këtij viti nga Banka e Shqipërisë me vlerë 250 milionë euro, që parashikonte kredi me interesa të ulta për këto sipërmarrje, pasi i jepte mundësisë bankave tregtare që të merrnin hua pranë bankës qendrore me interes të favorshëm prej vetëm 0.5%.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?