I pyetur nga Report Tv mbi ecurinë e garancisë sovrane dhe nëse po kontrollohet procesi, pasi ka vonesa në kohën e lëshimit të kredisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se është i kënaqur me ecurinë e deritanishme. Ai tha se në qershor mund të shtohet kapaciteti i fondit për t'u dhënë mundësi edhe të tjerëve që kanë mundësi.
"Procesi po shkon shumë mirë, nuk shohim asnjë shqetësim, janë kredi dhe jo indulgjenca që jepen në sportel pa letra, janë alokuar 22 mln euro deri tani, është shumë domethënëse, janë disa qindra praktika të tjera në proces, brenda qershorit mund të jetë i ezuaruar dhe mund të shtojmë një kapacitet të ri për të rigarantuar për t'u dhënë mundësi edhe të tjerëve. Ka sipërmarrës që ankohen që kërkojnë këtë dhe atë, i mirëkuptoj, por instrumenti po u përgjigjet pritshmërive tona më pozitive" tha Rama.
Kjo garanci është 11 mld lekë për të gjitha bizneset që duan të marrin kredi për të shlyer pagat e punonjësve deri në tre muaj. Një ditë ma parë qeveria mori përsipër që të paguante edhe normën e interesit, pra kredia do të jetë me interes zero. Deri tani janë alokuar 22 mln euro. Ndërkohë që garancia tjetër që nuk është ende funksionale është 150 mln dollarë, për pagat dhe investimet dhe që përfshinë të gjitha kategoritë e biznesit.
Lajmi kryesor:
Debati për Zgjedhoren/ Rama rrëzon kushtin e opozitës për qeveri kujdestare: S'ka për të ndodhur! Jo gjyqtarë pa vetting në Kolegje
//ReportTv.al