'Garda i mori urdhrat me dru', gazetari: Isha live duke transmetuar në 21 janar, një gardist qëlloi nga hyrja e bodrumit, tjetri nga tarraca

9 Tetor, 19:29| Përditesimi: 9 Tetor, 19:47

  • Share

 

Gazetari Fatos Mahmutaj theksoi në Studio Live se garda i mori urdhrat me dru për të qëlluar në 21 janar në trupin e protestuesve. Kjo vërehet tek syri i nxirë i kreu të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi, që u rrah nga shefi i shërbimit të Berishës. 

'Garda i mori urdhra me dru. Ndrea Prendin i nxiu syrin shefi i sigurisë së Berishës. Ç’urdhra? Urdhra me dru. Jo me shkrim. Një vend ku nuk ka shtet, e rrahën me dru, i morën armën dhe qëlluan rob. Po të ishte ligjore me shkrim, do e zbatonte? Jo. Nuk qëlloi ai, qëlluan ata. Urdhri nuk e dha ai, e dha pasi hëngri dru. E prezantoi kryeministri të nesërmen si hero që e rrahën protestuesit, e rrahi ai. Shteti ekziston me ligje. Atje kishte dru, jo ligje. Kam qenë personi që kisha pozitë më të mirë nga kolegët e tjerë. Isha live duke transmetuar dhe kisha fushë pamje. Ishim sipër një platformë me 25-30 veta. Të gjithë përveç meje, ishin duke parë protestën nga një kënd më i lartë dhe duke bërë video.

Qytetarë protestues. U qëllua nga dy drejtime drejt njerëzve. Kam parë një gardist ku ndodhet hyrja e bodrumit e kryeministrisë. Më pasi ky doli Agim Llupo. E kishte të drejtuar në tokë, me një gju në tokë. Armën e kishte me grykë nga toka. Në një moment nga tarraca, nga këndi drejt nesh flaka e armëve po vinte drejt grupit ku isha unë. Ishte errësirë për momentin prej tymit. U bë si një lloj nxirje. Të dy këta persona qëlluan drejt turmës, ai nga sipër me pistoletë dhe poshtë Agim Llupo. Është e fiksuar në media.'


Lajmi kryesor:

Audiokaseta e 21 janarit/ Kara: Vrasjet ndodhën për karrigen e Berishës! Cakrani: Nuk besoj se do ketë akuzë, ata persona janë dënuar një herë


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?