Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

9 Korrik 2020, 20:06| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 20:12

  • Share

Fizikisht vetëm një herë e kam takuar në ecejaken e mbrëmjes te Pedonalja e Tiranës dhe ia thashë pa teklif e pa turp:

-Burrit ndryshoi berberin dhe garderobën në mënyrë emergjente dhe urgjente!
Për Aurelën po flas, Aurela Bashën, gruan e kryeopozitarit Lulzim i cili po avitet prej 7 vitesh të vijë në pushtet por duket se pushteti po i largohet edhe për arsye estetike.
Nëse e vini re me kujdes si qethet e si vishet Lulzim Basha, nuk ndihet re as një lloj progresi e as një lloj atashimi me tendenca mode e madje nuk ka as më të voglin stil të tij unik. Përballë ka Edi Ramën që ka eksperimentuar pa fund duke rënë jo vetëm në sy, jo vetëm duke larguar vëmendje nga hallet e përditshme por duke u bërë edhe inspirues apo kopjues nga të tretët.

Të dy janë lindur e rritur në kryeqytet, janë të gjatë, të jetuar prej vitesh në Perëndim e të kthyer sërish në Tiranë. Nuk u mungon paraja e as mundësia e blerjes së rrobave të mira, të shtrenjta e të rehatshme por stonojnë nga njëri-tjetri. Edi Rama pa flokë por të paktën kuron mjekrën dhe tullacllëkun e tij, Lulzim Basha me flokë plot por qethet tipikisht si ata nxënësit e dalluar që ulen në bangën e parë dhe riprodhojnë mësimin përmendësh. Edi Rama u rri mbi kokë rrobaqepësve për teshat e tij, Lulit edhe kanatieret dhe benevreket ia blen gruaja. Nuk ka liri në dizajnimin stilor të Lulit por ka një imponim të rrezikshëm bashkëshortor i sforcuar dhe demode. Edi Rama e mbulon bukur defektin në të ecur, Luli e zbulon keq e mos më keq.

Të jemi koshientë, stili dhe sqima e një lideri i shton bonuse kauzës së tij për pushtet dhe madje josh elektorat të dyzuar. Unë nuk e di ku ia blen gruaja rrobat Lul Bashës por thjesht imagjinoj sikur një ditë fushate elektorale Luli të kopjonte Edi Ramën e media ti publikonte foto pa brekë në ndonjë plazh nudistësh, çfarë do bënin militanët demokratë:
Do hidhnin fletët në kutitë e votimit apo me ato fletë do mbulonin nudizmin pa apel seksual të kryetarit të tyre?
...
Eh mor miq, atëhere do justifikohej opozita si gjithnjë, nuk morrëm pjesë në votime se na vjedhin votat!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lena: 10/07/2020 13:34

    Eshte thjeshte i paafte dhe i korruptuar. le te veshe cte doje dhe si te doje dhe nuk ben hajer. Ka marre fund si politikan

    Përgjigju
  • Pali: 10/07/2020 13:24

    Ca te beje Luli. Moden e ndjek kush e ndjek, bllokmeni. Ka mesuar legeni nga 7 gran qe ka patur ndaj e ka stilin si ylber. Edhe trendin e ri, mjekkerr-cjapllekun e mori. Sla gje per Lulin. Si nuk ka nje media e gazetar te hajrit mor blla. Te gjithe o ne nje ane o me tjetren. Servile dhe te peshtire. Amorale dhe injorante.

    Përgjigju
  • MIU MUTIT: 10/07/2020 12:55

    U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA O MI KANALESH O MI IDJOT A I LEXON TI KOMENTET O QEN BASTARD ÇDO KOMENTI IM KOMENTOHET E TI SI QEN BASTARD VETËM LEF HUM HUM HUM O KAÇARUM TUM TUM.

    Përgjigju
  • SEFERI DAJ HAJDARIT: 10/07/2020 12:54

    O SEFER PËR SHIJET E VESHJEVE TREGON QYTETARIN E ZGJUARSIN. SA PËR STUDENTI SHKËLQYER QË KA QEN DYRDYL BASHA KTË STA BESOJ KURR. E KA PAR GJITH POPULLI SHQIPTAR QË LYLI SDI TABELËN E SHUMZIMIT QËSDI TË BËJ MBLEDHJE E ZBRITJE. QË THOT QUMSHTI ËSHTË MË I LIR SE UI E QË FSHATRAVE JU A VE EMRIN SI DO AI. PRA KJO TREGON QË AI SKA INTELEKT O DAJ SEFER HAJDARI. E KTO GJËRA SI THEM UN PO FAKTET O DAJ HAJDARI. E MË KRYESORJA AI ËSHTË HAJDUT E KRIMINEL E TI SI SHUM I ZGJUAR QË JE JA KALON DHE LYLIT PËR ZGJUARSI DO TA VOTOJE LYLIN.. PO SKE FAJ TO STEË KA VRA TY NJERI LYLI E TA SHIFSHIM SI DO REAGOJE TI O DAJ SEFER HAJDARI. E TA SHITI DHE DETIN E SHQIPTARVE SE JA KISHTE LĒN E JËMA QENIT LYL. A MJER SHQIPRIA ME DAJ HAJDARA SI TY.

    Përgjigju
    • Sefer daja: 10/07/2020 16:19

      O Hajdar nuk kom pse te replikoj por po te them te verteten: Si gjimnazist ka qen nga me te miret e Samiut.kaq per kete. Nese eshte vrases e tradhtar( keshte mendoja dhe une ne 21 janar) pse nuk eshte para drejtesise???? Mos duhet ta burgos une???Nese te ka vrare ty ndokend a e ke paditur kund??? Nese ka shitur detin ku eshte ajo çeshtje? Apo perdoren si argumenta per fushate e pastaj harrohen e shtyen per ne Kalendat Greke? Ky shkrim i z. Mane mu duk fare pa lidhje .Nese do te votoheshin politikanet per veshjen dhe qethjen i bie qe Tramp,Jonson e Merkel te ishin thjesht te panjohur( se asnji nga ta nuk eshte star mode) Dhe populli te udhiqej nga bukuroshe si psh Enveri( se i pashem ishte shume po kriminel dhe me shume)!

  • Sefer daja: 10/07/2020 10:13

    Po pse nuk ju pelqen stili i Bashes,??? Apo po gjeni nje shkas per ta sulmuar? Po nese ke takuar bashkjetueset e Rames çfare do ti keshilloje ti z.Mane??? Nuk jam simpatizant i te djathtes por z.Basha e " njoh" kur ishim nxenes tek " Samiu".Per hir te te vertetes ishte nje nga nxenesit me te mire te Samiut! Kur te shkojme para kutive nuk do shohim veshjen e liderave por " zhveshjen " tone !

    Përgjigju
  • O miu mutit: 10/07/2020 08:15

    U KOMENTUA U KOMENTUA O MIU I KANALEVE TË M.... HA HA HA HA HA HA HA.

    Përgjigju
  • HAJDARI: 10/07/2020 08:15

    O BLENDI MANE PO ËSHTË NORMAL E BLENDI FSHATARI NGELET FSHATAR. ËSHTË NË SHPREHJE : O FSHATAR O TRU PA RUR ME TI HEQ DHE 20 PAL LËKUR QYTETAR TI SBOHESH KURR. PRA DHE LYLI FSHATAR KA LER E FSHATAR DO VDESI.

    Përgjigju
  • Lalka i Tadanecit: 09/07/2020 23:19

    Po Lulushi nje loqke eshte bre ku di te vishet me stil?

    Përgjigju
  • qytetari: 09/07/2020 20:22

    O Bled eshte njeri demode komplet. Jo me shume veshja se truri i ka ngel kamarjer rinasi. Ky eshte problemi me i madh i Bashes. Edhe floket i kane ngel modeli Elvis Presli si -berisha. Ca ka koka nxjerr boja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?