Sport

Gardiani 15-vjeçar 1.86 cm i gjatë, ëndërra e PAOKU-t por luan te Apolonia: Në Shqipëri u ktheva prej familjes

22 Tetor 2021, 12:50| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 18:07

  • Share

I provuar në Greqi dhe mjaft i pëlqyer nga Paoku, por portieri Henri Bega aktualisht luan në akademinë e Apolonisë në Fier. Në vendlindje 15-vjeçarin e ktheu shkolla dhe largësia me familjen, por ai thotë se kjo nuk do ta pengojë që një ditë të plotësojë ëndërrën për të luajtur me një klub të madh në Europë. Të jesh portier nuk është një rol që pëlqehet shumë nga futbollistët, ndërsa për Report TV Bega shpjegon se si lindi ky pasion.

‘Pasioni për t’u bërë portieri ka lindur që në moshë të vogël. Luaja me shokët e mi në lagje si të gjithë moshatarët dhe unë luaja gjithmonë portier. Edhe në beton hidhesha sepse e kisha me shumë dëshirë këtë rol,’-shprehet portieri Bega.

Henri Bega ka si udhuj portier gjerman, ndërsa tregon me radhë disa dëshira.

‘Dëshira më e madhe është të shkoj jashtë shtetit dhe të luaj me flamurin shqiptar. Të jem pjesë e kombëtares shqiptare dhe idhulli im është Ter Stegen, ndërsa si ekip më pëlqen Barcelona dhe shpresoj të shkoj atje,’-deklaron 15-vjeçari.

Në pritje të ëndërrës së madhe Bega aktualisht është shndërruar në hero te ekipi i 17-vjeçarëve të Apolonisë. Shoku i skuadrës, Aristotel Boçova, i cili luan si mbrojtës, tregon rëndësinë që Henri ka në skuadër.

‘Tani ne kemi shumë shpresa të ky portier sepse është mbrojtësi i fundit, që është mrapa katërshes. Ne kemi besim pavarësisht çdo topi që humbim ne. Po s’e shpëtoj dot ky jemi të mbaruar në tërësi,’-Aristotel Boçova, futbollist i Apolonisë.

Ndërkohë si trajneri i skuadrës, ashtu edhe trajneri i portierëve në akademinë e Apolonisë flasin me superlativa për Begën.

‘Henri është një lojtar me cilësi shumë të mëdha. Një portier me talent shumë të madh dhe një vullnet të jashtëzakonshëm për t’u bërë dikushi,’-deklaroi Sokol Argjendari, trajner i Apolonisë së U-17.

‘Është një portier me të dhëna cilësore shumë të mira, fizikisht i mirë dhe me shtatlartësi të madhe. Është 1.86 cm dhe ka cilësi shumë të mira teknike sin ë kapjen e topit, por edhe në daljen nga porta. Në përgjithësi është një nga portierët më të talentuar që kemi ne,’-tha Eduart Miço, trajneri i portierëve te akademia Apolonia.

Henri Bega ndër të tjera pret që shumë shpejt të rikthehet në Greqi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?