Gardisti qëlloi me armë në sherrin në Hamallaj, Balla takim me efektivët e Gardës: Të mos përsëritet, s’ka tolerim për askënd! Respektoni ligjin

1 Gusht 2023, 09:15| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 10:50

  • Share

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me efektivët e gardës, pas ngjarjes në Hamallaj, ku gardisti Martin Nikolla qëlloi me armën e shërbimit pas sherrit me familjen Kaçi.

Balla u ka bërë të qartë efektivëve të Gardës se duhet të respektojnë ligjin dhe kodin e etikës. Ministri i Brendshëm thotë se raste të tilla si ai i Martin Nikollës nuk duhet të përsëriten më për asnjë lloj arsyeje, madje thekson se nëse ndodh një situatë e tillë do të merren masa të menjëhershme dhe s’do të ketë tolerim për askënd.

“Të jeni të sigurt që do të bëj gjithçka për të garantuar një trajtim financiar sa më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës. Edhe pse sot jam këtu për të adresuar një problematikë të një fenomeni, që nuk duhet të ndodhë më kurrë me asnjë punonjës të Gardës së Republikës, lidhur me një rast të bërë publik së fundi, ku natyrshëm veprimi ynë ishte i menjëhershëm, dhe ky veprim do të jetë i menjëhershëm në të gjitha rastet kur një anëtar i kësaj Garde të nderuar Republike, do të shkelë normat etike të funksionimit, të të qenit dhe të të pasurit nderit për të qenë anëtar i Gardës së Republikës”, tha Balla.

Ministri thotë se është një nder të jesh pjesë e Gardës, ndërsa u ndal edhe në samitin e Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tirabnë, ku tha se Garda ka përgjegjësinë më të madhe për mbarëvajtjen.

“Dua ta them për secilin prej jush që të jesh anëtar i Gardës së Republikës është një nder. Dhe në fakt ndër vite Garda e Republikës, sikurse e tha edhe Komandanti, ka pasur edhe ka suksese në ruajtjen e personaliteteve, por edhe në organizimin e mjaft takimeve të rëndësishme ndërkombëtare sikurse patëm vjet samitin, edhe sikur do të kemi në 16 tetor përsëri samitin e Procesit të Berlinit, një aktivitet i rëndësishëm, ku për mbarëvajtjen e tij, përgjegjësinë më të madhe e ka Garda e Republikës. Por, megjithatë, ajo që për mua ka shumë rëndësi është që ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për Gardën e Republikës, qoftë në infrastrukturë, qoftë në teknologji”, deklaroi ministri Balla.

Ky takim i Ballës vjen dy ditë pasi gardisti Martin Nikolli u përjashtua nga radhët e Gardës, ndërsa është arrestuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Përveç Martin Nikollit u arrestuar edhe vëllai i tij Alfred Nikolli, 46 vjeç, me 3 akuza “Kanosje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazepi: 01/08/2023 11:21

    Garda dhe policet e burgjeve jane njerezit me kot ne bote. Rekrutimi behet me deshire ngaqe ska njerez.

    Përgjigju
  • Beni: 01/08/2023 11:05

    Foto sa 1000 fjale... martini eshte lule ne krahasim me ca duken ne foto Qenkan akoma ne pune !!!

    Përgjigju
  • Rana: 01/08/2023 09:41

    THUA TE KEN DEGJUAR !!!! NGA FUNDI SEZONIT DIA BEJ BAM I RADHES ME ATA PENSIONIST QE KANE NGEL ATY ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?