Kronikë

Gardisti rrëzohet dhe bie nga 2 metra lartësi pas takimit të Ramës në Belsh/ VIDEO

2 Qershor 2018, 17:40| Përditesimi: 2 Qershor 2018, 18:00

  • Share

Gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Belsh në kuadër të turit të ‘Llogaridhënies’ një punonjës i gardës është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla pranë podiumit.

Punonjësi i gardës ra aksidentalisht nga një lartësi rreth 2 metra ndërsa u transportua me urgjencë për në qendrën shëndetësore të Belshit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur gardisti transportohet me barelë në drejtim të qendrës shëndetësore. Ndërkohë që ashtu sikur ndodhi në Elbasan dhe në Cërrik, edhe në Belsh, Rama është pritur me protesta nga një grup simpatizantësh të PD.


Momenti kur gardisti transportohet nga sheshi ku u mbajt takimi i Ramës për në qendrën shëndetësore

Komento

Komente

  • Edi: 03/06/2018 08:21

    Shum lartesi e madhe 2 metra mir qe paska shpetu gjall,Nga 2 metra nji koker vez te edhesh jalla te thyet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?