Në Qarkun e Lezhës mbyllet numërimi ku numërohen të 249 qendrat e votimit. Në këtë qark PD mori 4 mandate të shpërndara për Mark Markun, Agron Gjekmarkajn, Lindita Metaliaj dhe Kastriot Piroli. Më i votuari në listën e PD është Kastriot Piroli me 9374 vota, i ndjekur nga Mark Marku me 5321 vota dhe analisti Agron Gjekmarkaj ka marrë 4067 vota. Lindita Metaliaj ka marrë 2328 vota.
Ndërsa PS ka mundur të sigurojë 3 mandate, të shpërndara për Lindita Nikollën, Eduard Ndrecan dhe Shpresa Marnoj. Votat më të shumta të socialsitëve i ka marrë Eduart Ndreca me 7250 vota. E dyta është Lindita Nikolla me 5145 vota dhe Shpresa Marnoj 3171 vota.
Lajmi kryesor:
Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del
//ReportTv.al