Shakira dhe Dua Lipa

Garë e fortë për ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, Dua Lipa 'konkurrencë' nga Shakira

13 Tetor 2022, 18:43| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 18:51

  • Share

Dua Lipa, Shakira dhe grupi BTS janë në konkurrencë për të kënduar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Të diel në 20 nëntor 2022 në stadiumin Al Bayt në qytetin Al Khor do çelet zyrtarisht Kupa e Botës, me Marca në Spanjë që bën me dije se janë disa këngëtarë që konkurrojnë për të qenë pjesë e cermonisë hapëse.

Tej Shakirës që duket e "abonuar" në të tilla evente, edhe emri i Dua Lipa është ai që përflitet. Veç artistes shqiptare edhe grupi BTS pritet të jetë pjesë e ceremonisë. Nuk përjashtohet mundësia që të tre emrat e përmendur të jenë pjesë e cermonisë, me Shakira që ka eksperiencë në evente të tilla, duke interpretuar më parë "Hips Don't Lie" dhe "Waka Waka".

Këngët e Kupës së Botës:

Kili 1962: Trofeu i Kupës së Botës - Tradita e të pasurit të një kënge që identifikonte një Kupë Bote filloi në Kili 1962, me një pjesë klasike rock të viteve 1960  të interpretuar nga 'Los Ramblers' dhe shkruar nga Jorge Rojas.

Angli 1966: Kupa e Botës (Ku po shkojmë në këtë botë). Anglezët nuk donin të liheshin pas dhe gjithashtu vendosën t'i shtonin një ritëm rock këngës që identifikoi Kupën e Botës së tyre në vitin 1966. Kjo këngë u këndua nga Lonnie Donegan.

Meksikë 1970: "Soccer Mexico", interpretuar nga 'Los Hermanos Zavala', një familje me traditë muzikore në Meksikë. Tema titullohej thjesht: Futbol Mexico '70 me ritme klasike nga vendi pritës.

Gjermani 1974: Maryla Rodowicz ishte gruaja e parë që këndoi një këngë për kompeticionin botëror të futbollit për meshkuj.

Argjentinë 1978: Kënga e Kupës së Botës dhe marshi zyrtar i Kupës së Botës. Ishte një kolonë zanore e shkruar nga kompozitori italian Ennio Morricone. Një këngë e dytë u luajt nga Banda Simfonike e qytetit të Buenos Aires dhe Kori i Teatro de Colón.

Spanjë 1982: "Kupa e Botës" - E interpretuar nga tenori Placido Domingo, ajo kishte vulën e saj të veçantë në ritmin e pjesës.

Meksikë 1986: "Bota e bashkuar nga topi" - Konsiderohet ndër këngët më të pëlqyera për fansat e atyre viteve. Është shkruar nga kompozitori meksikan Juan Carlos Abara.

Itali 1990: "Një verë italiane". Kompozuar nga muzikanti italian Giorgio Moroder dhe amerikani Tom Whitlock dhe interpretuar nga Gianna Nannini dhe Edoardo Bennato.

Shtetet e Bashkuara 1994: "Kupa e Botës" - Me këtë këngë FIFA publikoi edhe materialin e parë diskografik. Kjo pjesë muzikore korrespondon me Daryl Hall dhe Sounds of Blackness.

Francë 1998: "Kupa e Jetës" - Një tjetër nga këngët më të kujtuara dhe më të njohura në edicionet e Kupës së Botës, pasi u interpretua nga një ikonë e muzikës latine: këngëtari portorikan Ricky Martín.

Korea-Japoni 2002: "Boom" - Për Botërorin e parë të organizuar nga dy shtete u zgjodh amerikania Anastacia, e cila realizoi këngën.

Gjermani 2006: "Koha e jetës sonë" - Një këngë emocionuese e realizuar nga këngëtari amerikan Tony Braxton dhe kuarteti italian Il Divo.

Afrika e Jugut 2010: "Waka Waka" ose "Kjo është Afrika" - Për shumë, kënga më 'ngjitëse' në historinë e ritmeve të Kupës së Botës, e realizuar dhe shkruar nga kantautorja kolumbiane Shakira në bashkëpunim me grupin afrikano-jugor Freshlyground.

Brazil 2014: Ne jemi një (Ole Ola) - Shkruar nga Sia Furler dhe me Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte.

Rusia 2018: Live it up - Në të morën pjesë Nicky Jam, Will Smith, Era Istrefi dhe Diplo.

Katar 2022: "Hayya, Hayya" - Më mirë së bashku. Interpretuar nga amerikani Trinidad Cardona, nigeriani Davido dhe Aisha.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Forca Dua: 13/10/2022 19:13

    Dua Lipa e meriton! Suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?