Garë e fortë për “Këpucën e Artë”, Salah sfidon Messin

2 Prill 2018, 17:47| Përditesimi: 2 Prill 2018, 17:49

  • Share

Salah, Messi, Lewandowski, Immobile dhe të tjerët nga pas. Gara për “Këpucën e Artë” vazhdon të jetë e nxehtë. Salah vazhdon të jetë i pari, me 3 gola më shumë se ndjekësi më i afërt, që është Leo Messi. Mohamed Salah deri më tani ka shënuar 29 gola në Premier League dhe është golashënuesi më i mirë në Evropë.

I dyti renditet Lionel Messi, që realizoi një herë në barazimin dramatik të Barcelonës me Sevillan, që ishte duke humbur 2-0 deri në minutën e 88’, kur në skenë dolën Luis Suarez e Lionel Messi (88’ e 89’) për rezultatin 2-2.

Robert Lewandowski ka përmirësuar statistikat. Polaku ka shënuar po aq gola sa Leo Messi. Lewa shënoi tripletë në fitoren e madhe të Bayern Munich prej 6-0 ndaj Borussia Dortmundit, duke shkuar në 26 finalizime në Bundesliga.

Këtë herë Cristiano Ronaldo u la në shtëpi për të pushuar para ndeshjes në Champions League me Juventusin dhe si pasoj e kësaj ka zbritur në vendin e 10-të sa i përket garës për “Këpucën e Artë,

GOLASHËNUESIT MË TË MIRË TË EVROPËS

Mohamed Salah (Liverpool): 58 pikë (29 gola)

Leo Messi (FC Barcelona): 52 pikë (26 gola)

Robert Lewandowski (Bayern Munich): 52 ikë (26 gola)

Immobile (Lazio): 52 pikë (26 gola)

Jonas (Benfica): 49.5 pikë (33 gola)

Harry Kane (Tottenham): 48 pikë (24 gola)

Edinson Cavani (PSG): 48 pikë (24 gola)

Mauro Icardi (Inter): 48 pikë (24 gola)

Luis Suarez (FC Barcelona): 46 pikë (23 gola)

Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 44 pikë (22 gola)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?