Rey Manaj

Garë mes klubeve të Serie A, Lazio interesohet për Rey Manaj

4 Qershor, 18:16| Përditesimi: 4 Qershor, 18:19

  • Share

Rey Manaj shënoi 22 gola sezonin që sapo u mbyll me Sivasspor në Turqi. Tanimë për sulmuesin e Kombëtares janë shtuar skuadrat e interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Së fundmi në Turqi tregojnë se Lazio në Serie A po sheh me interes situatën e 27-vjeçarit dhe e dëshiron në ekip. Mediet të ndryshme e lidhin lushnjarin me një rikthim në Itali, teksa për të interesohet edhe Como, ekip që sponsorizohet nga Fabregas dhe Henry, e që pas 23 vitesh u ringjitën në elitën e futbollit italian.

Për Manajn ka interes edhe nga Arabia Saudite, teksa një ofertë prej 10 milionë eurosh është në tryezë dhe po vlerësohet nga Sivasspor. Me kontratë deri në verën e 2026, vështirë se klubi turk do mund të mbajë shqiptarin dhe mos tundohet nga ofertat në drejtim të tij.

Veç golave, ofertave dhe paqartësive për të ardhmen, Manaj do duhet të fokusohet edhe në Euro 2024 me Kombëtaren, që do jetë një vitrinë shumë e mirë për të rritur vlerën e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?