6 kandidatet

Mbyllet numërimi/ PD-ja e Berishës zgjedh Besart Xhaferin në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike

1 Tetor 2022, 22:45| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 23:10

  • Share

TIRANË- Kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike është Besart Xhaferi. Ai arriti që të merrte 5256 vota në zgjedhjet që u mbajtën ditën e sotme, duke lënë pas 5 kandidatët e tjerë.

Atij i është besuar drejtimi i forumit rinor, në zgjedhjet e mbajtura nga PD-ja e Berishës. Pas Xhaferit, më i votuari është Arnold Kariqi me 1683 vota, teksa të tjerët kanë një diferencë të madhe votash me Alesia Balliun, e renditur e fundit.

Ai zëvendëson në këtë post  Belind Këlliçin, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 teksa mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë. Ky proces zhvillohet nga 'Rithemelimi' ndërsa një garë tentoi ta hapte dhe Lulzim Basha, por mbeti pezull për shkak të situatës brenda demokratëve. 

 

 

Renditja përfundimtare

Ora 18:55
Gara në FRPD/ Besart Xhaferi shpallet fitues në Fushë Krujë

Mbyllet procesi i votimit për kreun e Forumit Rinor të PD-së në Fushë Krujë. Në total kanë votuar 253 demokratë, të cilët kanë shpallur fitues Besart Xhaferin me 129 vota.

1664643359_5ddc2671d9344248964edbf23206f00f1.jpg

Ora 18:40
Gara për kreun e FRPD/ Ja kush ka fituar në degën në Sarandë

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Nga rreth 600 anëtarë të regjistruar, në Sarandë kanë votuar 224 të rinj të FRPD.

Pas numërimit të votave rezulton se kandidatët kanë marrë: fitues është shpallur Besart Xhaferi me 117 vota.

Alesia Balliu 11 Vota

Arnold Kariqi 84 Vota

Artion Barjamaj 1 Votë

Barbara Doda 3 Vota

Besart Xhaferi 117 Vota (fitues)

Mariglend Doci 7 Vota

Të pavlefshme 1 votë

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kujtimi: 01/10/2022 09:30

    Eshte e/i paracaktuar byth lepiresi me i modh i Non Grates.

    Përgjigju
    • O tej: 01/10/2022 19:06

      Spermazoidi i Bish Berishes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?