Vendi ku ndodhi aksidenti ne Itali, qe humbi jeten shqiptari

Kronikë

Garë shpejtësie në Itali, vdes shqiptari, plagosen katër shokët

22 Korrik 2018, 16:20| Përditesimi: 22 Korrik 2018, 16:23

  • Share

ITALI-Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident, ndërsa katër personat e tjerë që ndodheshin me të në makinë janë plagosur.  Identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Viterbo nuk bëhet i ditur, ndërsa për ngjarjen ka dy versione.

Fillimisht mediat italiane njoftuan se makina tip “Golf” me të cilën po udhëtonin shqiptarët bëri një manovër për të shmangur një “Smart” ndërsa doli nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Ndërsa më pas u raportua se shqiptarët po bënin një garë shpejtësie me një tjetër makinë. Shqiptari që drejtonte makinën humbi jetën në vend, pasi aksidenti rezultoi fatal, ndërsa katër të tjerët janë dërguar me helikopter në spital.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?