Gareth Bale

Gareth Bale njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare

9 Janar 2023, 16:29| Përditesimi: 9 Janar 2023, 16:34

  • Share

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale ka njoftuar se e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Në moshën 33-vjeçare, Bale tregon se nuk do luaj më futboll as për Uellsin dhe as për klubin e Los Angelos në SHBA. Pjesë e Southampton, Tottenham, Real Madrid dhe Los Angeles Galaxy, Bale ka fituar 22 trofe, pjesën dërrmuese me Real Madrid, mes të cilave edhe pesë tituj të Champions League.

"Pas shqyrtimit të kujdesshëm, njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar. Ndihem jashtëzakonisht me fat që kam realizuar ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Me të vërtetë më ka dhënë disa nga momentet më të mira të jetës sime. Rezultati më i lartë në 17 sezone ishte pjesëmarrja në Botëror, që do të jetë i pamundur të përsëritet, pavarësisht se çfarë rezervon kapitulli tjetër për mua", tha fillimisht 33-vjeçari.

Më pas Bale tregoi mirënjohjen për klubet ku ka luajtur, ndërsa për 111 herë ka mbajtur shiritin e kapitenit me Uellsin. Në 665 paraqitje në total, Bale ka shënuar 226 gola në karrierë.

"Nga kontakti im i parë në Southampton deri tek i fundit me LAFC-në dhe gjithçka tjetër në mes, formoi një karrierë  për të cilën kam një krenari dhe mirënjohje të pamasë. Të luaja dhe të bëhesha kapiten 111 herë për vendin tim ka qenë me të vërtetë një ëndërr e realizuar. Të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kanë luajtur rolin e tyre në këtë rrugëtim, është e pamundur. Ndjehem borxhli ndaj shumë njerëzve që më ndihmuan për të ndryshuar jetën time dhe për të formuar karrierën time në një mënyrë që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë kur fillova për herë të parë në moshën 9-vjeçare", tha Bale mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?