Sport

VIDEO/ Garoi e dëmtuar, Luiza Gega bën mrekullinë dhe kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

23 Gusht 2023, 20:51| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 21:16

  • Share

Luiza Gega është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës pasi 34-vjeçarja u rendit e treta në baterinë e saj.

Në kualifikueset e mbrëmjes së sotme ajo mori pjesë e dëmtuar, por pavarësisht kësaj kryesoi për një kohë te gjatë pavarësisht se në fund e mbylli e treta, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.

Tani Gega do përqendrohet në finalen e 27 gushtit të Botërorit që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Ajo është kampionia e Europës në fuqi në garën e 3000 metrave me pengesa, ndërsa në Botërorin e fundit u rendit e pesta.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • denis: 27/08/2023 21:48

    Luiza kampione....????????

    Përgjigju
  • Bravo: 24/08/2023 16:27

    Madhështore! Forca!

    Përgjigju
  • Tini: 23/08/2023 22:34

    Bravo Luiza! Te dielen do jetë e veshtire perballe Kenianeve, por s’i dihet, ndoshta nje mrekulli do te ndodhi! Forca dhe kurajo!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?