Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë takimit me Nataliya Apostolova

Kosova & Rajoni

Kosova është Shqipëri

25 Prill 2018, 14:34| Përditesimi: 25 Prill 2018, 16:31

  • Share

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur Apostolova se prioritet kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, ministri Gashi theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej  bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për plotësimin e kushteve në procesin e liberalizmit të vizave.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova pasi uroi ministrin Gashi për detyrën e re, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?