Receta

Gaspaço, supë e ftohtë me domate nga zonja Albana

10 Qershor, 12:17| Përditesimi: 10 Qershor, 12:18

  • Share

Gaspaço, supë e ftohtë me domate

Përbërësit:

  • 500 gr domate të pjekura
  • 1 kastravec
  • 1 spec i kuq
  • 1 qepë e njomë
  • 1 thelpi hudhër
  • 250 gr bukë e prerë në kubikë
  • 75 gr bajame të pjekura
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë uthull
  • Koriandër e freskët
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Grijmë imët domatet, kastravecin, specin, qepën e njomë, hudhrën, bukën dhe bajamet në një robot kuzhine, duke ruajtur mënjanë ndonjë fetë spec e kastravec e ndonjë bajame për zbukurim. Shtojmë vajin, uthullën dhe 250 ml ujë të ftohtë (nëse përzierja ështe tepër e trashë, shtojmë ende ujë). Kontrollojmë shijen për kripë, piper dhe e grijmë sërish për pak sekonda që të lidhet mirë. E shoqërojmë me nga një fetë spec, kastravec, me bajame dhe koriandër.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?