Kemi dëgjuar materiale të ndryshme me të cilat krijohet çantat luksoze të firmave të ndryshme, por asnjëherë me lëvozhgat e portokallit.
Ky është një krijimi i veçantë i Omar Sartawi, artistit që përdor gastronomin dhe lazerin për të krijuar produkte luksoze. Sipas tij procesi zgjatë përafërsisht rreth javë.
“Një nga gjërat për të cilat jam duke punuar aktualisht është përpunimi i lëkurës së frutave dhe perimeve në mënyra të reja, për t'u përdorur si material miqësor për mjedisin, por në të njëjtën kohë ta bëjë të jetë edhe luksoze. Ne mund të krijojmë produkte ekstravagante me dizajne moderne përmes teknologjive të disponueshme. Unë po e përdor në modë, aksesore, çanta dhe mobilje.”, tregoi artisti i ri.
Kjo nuk është hera e parë që Sartawi përdor fruta ose perime për të ndërtuar produkte.
Projekti i tij i mëparshëm ka përfshirë prodhimin e maskave nga lëvozhga e patëllxhanit.
A do të jetë ky trendi më i ri që do të preferohet nga figurat publike dhe influencersat në botë?
A do të blinit ju një çantë të tillë?