Ka mbetur më pak se 1 muaj nga hera e parë që në Tiranë do organizohet kampionati Botëror i MMA për amator. Për 6 ditë, duke filluar nga 20 nëntori deri më 25 nëntor në kryeqytet do vijnë mbi 500 sportistë nga 50 vende të botës.
Kampionati Botëror i MMA-së në Tiranë nuk do mbahet vetëm për të rritur, por të gjithë nivelet e moshave përfshirë djem dhe vajza. Ndërkohë Shqipëria do përfaqësohet me rreth 20 sportistë, ndërsa nuk përjashtohet që ky numër të jetë edhe më i madh.
Komento