Gati 2 në 3 shqiptarë nuk janë të kënaqur me sjelljen e Presidentit Ilir Meta. Të pyetur nga Instituti Piepoli, qytetarët e kanë vlerësuar negativisht sjelljen e Metës, i cili ka dalë hapur në mbështetje të opozitës, duk u sjellë si një prej tyre. Në sondazhin e bërë publik mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, 60% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht sjelljen e kreut të shtetit, e ndërsa 24% e vlerësojnë pozitivisht. Pjesa tjetër, pra 15% nuk kanë një mendim konkret.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i 6-të i Piepolit/ PS fiton deri në 73 mandate në rang kombëtar! PD vijon rritjen, por s'fiton as me LSI! 60% e shqiptarëve pro vaksinave kineze e ruse
B.K./b.ha./ReportTv.al