Gati 3600 fletëvotimi të dërguara me postë në Filadelfia rrezikohen të refuzohen

8 Nëntor 2022, 17:48
  • Share

1667926029_v.PNG

Një zyrtar zgjedhor në Filadelfia tha të martën se gati 3600 fletëvotimi të dërguara me postë rrezikojnë të refuzohen për shkak të informacionit të pasaktë, datave të munguara ose mungesës së zarfeve të fshehtësisë.

Kryetarja e Komisionerëve të Qytetit të Filadelfias, Lisa Deeley, publikoi emrat e votuesve të prekur dhe u kërkoi atyre të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të marrë fletëvotimet zëvendësuese.

Veprimi i Deeley erdhi pasi Gjykata e Lartë e shtetit javën e kaluar ndaloi zyrtarët e zgjedhjeve vendore të numëronin fletëvotimet me data të munguara ose të pasakta në zarfin e kthimit.   

"Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë të Pensilvanisë në lidhje me fletët e votimit pa datë dhe datë të gabuar. Datat e shkruara me dorë nuk janë materiale dhe mungesa e një date të tillë nuk duhet të jetë një arsye për të hequr të drejtën e një votuesi”, tha Deeley në një deklaratë.

Kërkesa e Pensilvanisë që votuesit të nënshkruajnë dhe të japin një datë të shkruar me dorë në zarfin e kthimit të fletëve të votimit ka qenë subjekt i proçesit gjyqësor për muaj të tërë. Disa grupe të Pensilvanisë, ngritën një padi në gjykatën federale, duke sfiduar planin e shtetit për të mos numëruar fletëvotimet pa datë.

Sipas Gjykatës së Lartë fletëvotimet me data të munguara ose të pasakta quhet "një teknikë e pakuptimtë", dhe se hedhja e një fletëvotimi mbi këto arsye shkel ligjin federal të të drejtave civile.


Lajmi kryesor:

Sot zgjedhjet për Kongresin e SHBA-ve! Biden: Demokracia është në fletëvotim! Trump: Unë votova për DeSantis! Alarm për bombë në një qendër votimi në Luiziana


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?