Gati 82 audituesit e parë të  Eficensës së energjisë, arrihet me një izolim të mirë të ndërtesës (VIDEO)

22 Maj 2020, 17:24| Përditesimi: 22 Maj 2020, 17:38

  • Share

Për herë të parë në vendin tonë po bëhet certifikimi i audituesve të energjisë elektrike që pasi të marrin certifikatën do të dalin në terren për të audituar sistemin/klasin e energjisë së instaluar nëpër ndërtesa dhe izolimin që ka kjo ndërtesë. Ata do të bëjnë një kontroll të detajuar lidhur me eficiensën e energjisë, pra për klasin e energjisë së instaluar, dhe në fund ato dalin me një raport përfundimtar nëse kjo ndërtesë është brenda parametrave të përcaktuara për konsumin e energjisë apo duhet ndërhyrë.

Efiçienca e Energjisë dhe përfitimet mund të arrihen duke bërë investim në izolim dhe duke zëvendësuar pajisjet e zakonshme me ato teknikisht të avancuara. Në rast se një pajisje të shpenzon energji më shumë nga sa është e lejuar, në bazë të kontrollit merr edhe detajet se si duhet të veprosh. Këtë të premte u  zhvillua edhe testimi për audituesit e energjisë, një proces në të cilin kanë marrë pjesë 82 aplikantë të kualifikuar pas një vlerësimi paraprak.

Testimi konsiston në tre tipologji audituesi, që janë audituesi i ndërtesave, audituesi i proceseve dhe audituesi i ndërtesave dhe proceseve bashkë. Pra kemi tre lloj audituesish, që do të dalin në terren. Vetë provimi ka katër module, të cilët kanë nga 10 pyetje dhe çdo person i testuar duhet të marrë minimalisht 50% të këtyre pyetjeve për t’u kualifikuar si auditues”, sqaroi Berberi.

Sipas legjislacionit në fuqi çdo objekt, i cili shitet apo jepet me qira duhet të ketë patjetër certifikatën e klasit të energjisë.

“Kualifikimi i audituesve dhe certifikimi i tyre hap tregun e Efiçencës së Energjisë, i cili është një treg shumë i rëndësishëm në kuadër të vetë energjisë dhe reduktimit të konsumit të saj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Është një proces, i cili nuk ndikon vetëm tek energjia, por ka të bëjë me banesat, industrinë dhe transportin. Është një agjenci e re, jemi në ristrukturim dhe me mbështetjen e madhe të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, po punojmë fort për të arritur qëllimin tonë që është eficenca dhe në këtë rast eficenca e agjencisë tonë”, nënvizoi Berberi.

Berberi shtoi se pritet të miratohen edhe aktet nënligjore, që puna të vijojë normalisht. Drejtori i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, saktësoi se sipas studimeve Shqipëria ka nevojë për 300 deri në 400 auditues, por që ky nuk është një numër i kufizuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 26/05/2020 07:42

    Deri vjet hiqeshin kolonat mbajtese te nderteses sepse prishnin bukurine dhe nxirrej firma ne bashki si ndertesa te rregullta (termeti beri te veten). Tani do xjerrin eksperte t'na tregojne se cfare nivel izolimi kane muret te ndertuara nga ndertuesa batakcinj qe kane dashur te fitojne 400-1000% per cdo m2 te shitur.

    Përgjigju
  • Lelo: 25/05/2020 09:46

    Po ceshte ky absurditet. Per te mare licencen duhet te besh kurs per eficence energjie ne fakultet me 100000 lek. Po ata inxhiniera elektrik qe kane mbi 15 vite pune ne sistemin elektrik. Pse duhet ta bejne ate kurs. Apo vetem per tu dhene lekete fakultetit. Ne draft ishte qe kush kishte 15 vite pune ne energjitike nuk i nevojitej kursi. Pse u hoq. Cjane keto Apo eksperienc ketu ne shqiperi eshte = 0. I bejne rregullat njerez qe skane punuar nje dite ne terren por qe bejne vetem teori nga zyrat. Dhe specialistet e vertet jane lene rrugeve dhe kercenohen se hiqen nga puna po te ngrene zerin per pagat. Asnje gazetar nuk e humulton kete ceshtje.

    Përgjigju
  • Eriona: 22/05/2020 23:35

    Kta zhgarravinat e Oshee aman se vetem brenda kompanise gjejne vleresim per interes te ndonje vend pune. Eshte per te ikur me vrap se na vjen keq per vitet qe kemi investuar per shkollim!!!!

    Përgjigju
  • Goni: 22/05/2020 21:42

    Kokra e injorantit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?