Gati ligji i ri për Arbitrazhin, do të pengojë Becchettin? ReportTv zbardh draftin (VIDEO)

29 Dhjetor 2019, 17:04| Përditesimi: 29 Dhjetor 2019, 17:43

  • Share

Kompanitë tregtare që operojnë në Shqipëri, të huaja apo vendase, në rast të një konflikti mes tyre apo me shtetin në lidhje me të drejta kontraktuale, respektim kontratash apo detyrimesh do të mund t'i zgjidhin konfliktet e tyre jo vetëm nëpërmjet gjykatës tradicionale, por edhe nëpërmjet një arbitrazhi.

Qeveria ka përgatitur një projektligji që në muajt e parë të vitit 2020 do të kalojë për shqyrtim në Kuvend dhe që Report Tv e ka siguruar. Sipas projektligjit është planifikuar ngritja e gjykatës së Arbitrazhit e cila sipas relacionit do të ulë kostot e biznesit dhe rrisë besimin tek sistemi gjyqësor për shkak të mos ndikimit të palëve.

Në rast se deri më tani këto ankime shqyrtoheshin nga dhoma civile Tiranë e cila funksionon me një gjyqtar apo me seksionin tregtar, në gjykatën e arbitrazhit do të jetë me tre arbitër. Dy prej arbitrave përcaktohen nga palët në konflikt dhe më pas këta dy arbitra zgjedhin dhe arbitrin e tretë.

Por në draft një pikë shumë e rëndësishme lidhet me  njohjen e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar. Ligji parashikon në nenin 52 që këto vendime që të marrin nivel ndërkombëtar për të zbatuar në Shqipëri duhet të njihen më parë nga gjykata e Apelit Tiranë. Në pikën 1 të këtij projektligji thuhet: ‘‘Vendimi i arbitrazhit i dhënë nga një gjykatë arbitrazhi të një shteti të huaj ose nga një gjykatë e arbitrazhit ndërkombëtar me vendndodhje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë vihet në ekzekutim në momentin kur njihet me vendim të Gjykatës së Apelit‘‘.

Aktualisht shteti shqiptar ndodhet në një proces arbitrazhi me biznesmenin italian Francesco Bechetti i cili nga gjykata e arbitrazhit në Uashington ka fituar ndaj Shqipërisë mbi 100 milion euro me pretendimin se pas një akuze për pastrim parash të ngritur nga Prokuroria e Tiranës, ai ka humbur padrejtësisht median Agon Channel si dhe i dëmtoi interesat e biznesit përfshirë dhe hidrocentralin e Kalivacit për të cilin vetë Becchetti ka fituar dy dëmshpërblime të tjera marramëndës nga Enel italian dhe Deutesche Bank për një shume prej 600 milionë euro.

Vendimi me arbitrazhin e fundit ndaj Shqipërisë në favor të Becchetit ende nuk është i formës së prerë dhe procesi në arbitrazh ku Shqipëria përfaqësohet nga avokatura e shtetit ende vazhdon. Por edhe nëse pagesa ndaj Becchetti do konfirmohet në të gjitha shkallët, me ligjin e ri mbi arbitrazhin, ekzekutimi mund t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër nga gjykata e Apelit Tiranë. Ky kusht sipas projektligjit është bazuar në konventën e Nju York miratuar më 10 qershor 1958 dhe ratifikuar nga shteti shqiptarë më 9 nëntor të vitit 2000

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë )

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lissius: 30/12/2019 06:59

    Athere i bje qe arbitrazhi Qenka kot fare Po nuk tha gjin gjoni ok

    Përgjigju
  • karidi: 30/12/2019 02:06

    ligji ka fuqi prapavepruese keshtu qe ca iku iku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?