Katër persona të cilët akuzohen për kultivim kanabisi në zonën e Zall Bastarit në Tiranë janë vënë në prangat e policisë. Këta persona me inicialet I. M., 45 vjeç, Q. M., 68 vjeç, B. H., 44 vjeç, L. M., 44 vjeçe, kanë kultivuar në kubikë fara narkotike, të cilat po tentonin t’i mbillnin në tokë.
Bëhet me dijë se ishin bërë gati 4 mijë rrënjë kanabisi për t'u mbjellë në tokë, por kultivuesit janë lokalizuar dhe zbuluar nga policia, duke rënë në prangat e saj. Kubikët me fidanë kanabisi u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë përveç të arrestuarve janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, ndërkohë që po tentohet të zbulohet rrjeti i trafikimit të kësaj lënde narkotike. Për ngjarjen materialet janë referuar në prokurori, ndërsa për të arrestuarit rëndon akuza "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim".
per organizimin e zgjedhjeve duhet nje qeveri e stabilizuar dhe me reputacion.
Përgjigju