Foto ilustruese

Ekonomi
Top 24

Gati nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

31 Dhjetor 2018, 14:50| Përditesimi: 31 Dhjetor 2018, 15:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën e fundvitit për gazetarët (Lexo këtu) se është gati nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërsa ajo e mallrave Fier-Vlorë tashmë ka nisur. Hekurudha e re do të ketë edhe një degëzim në drejtim të Rinasit.

"Po hekurudha Tiranë-Durrës e dini që është gati nënshkrimin i kontratës. Po hekurudhën Fier-Vlorë për mallra ka nisur", tha Rama, duke vlerësuar punën e ministrit në detyrë Damian Gjiknuri i cili do t'i lërë vendin Belinda Ballukut.  

Pikërisht buxheti i vitit 2019 parashikon edhe nisjen e investimit për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë- Durrës. Hekurudha do të ketë ndikim të madh pasi rrija e transportit hekurudhor të njerëzve, por sidomos mallrave do i japë mundësi porteve të përpunojnë volume më të mëdha mallrash për vendet fqinje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?