Nga mbledhja KLGJ

Kronikë
Top 24

Gati ngritja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, KLGJ nis përzgjedhjen e kandidatëve

27 Dhjetor 2018, 14:41| Përditesimi: 27 Dhjetor 2018, 14:59

  • Share

TIRANE - Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve gjyqtarë për ngritjen e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Në mbledhjen e zhvilluar sot, KLGJ shqyrtoi disa nga prioritet në lidhjen me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Më përputhje me kompetencat e përcaktura nga ligji, KLGJ vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rrugë krijimit të këtyre gjykatave. Gjithashtu KLGJ nisi procesin e komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?