Lajme të mira

Gati për Gjermani?

4 Mars, 17:22| Përditesimi: 4 Mars, 17:26

  • Share

Me sloganin e ri intrigues TRING na zbulon se rrugëtimi sportiv i platformës më të madhe e gjithëpërfshirëse në vend është nisur drejt destinacioneve të reja.

Për 4 SEZONE radhazi, 2025-2029, BUNDESLIGA dhe BUNDESLIGA 2 do të transmetohen ekskluzivisht në kanalet TRING SPORT, për kënaqësinë e çdo tifozi të zjarrtë në Shqipëri dhe Kosovë, duke konfirmuar kështu supremacinë e platformës lider në transmetimet televizive.

E gjithë paketa e plotë e ndeshjeve, që do t’i bëjnë fundjavat edhe më elektrizuese.

Një nga ligat më prestigjioze dhe të rëndësishme në planet, një kulturë e mirëfilltë futbolli, aty ku çdo klub është unik, ku pasioni është moto, sepse futbolli më i bukur luhet me zemër, sepse vetëm ashtu adrenalina e fushës së blertë shndërrohet në entuziazmin e zemrave që rrahin me ritmin gjerman.

Një pasion që pushton globin, sezon pas sezoni, javë pas jave.

Një surprizë e bukur dhe e rëndësishme kjo për të gjithë fansat shqiptarë, aq shumë të apasionuar pas ekipeve dhe fanellave gjermane.

Por edhe një konfirmim i rëndësishëm për platformën që transmeton kompeticionet më të rëndësishme sportive botërore, si Uefa Champions League, Serie A, NBA, Moto Gp, Coppa e Supercoppa Italiana, Superligën Portugeze etj... Tanimë gati të hidhet drejt një eksperience të re të pakrahasueshme, dedikuar çdo tifozi.

Sepse tashmë e dini, s’ka tifoz pa Tring!

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?