IDF ka vendosur qindra tanke, automjete të blinduara dhe buldozerë përgjatë kufirit verior për të pushtuar qytetin e Gazës. Sipas mediave izraelite, njësitë e rregullta të këmbësorisë do të udhëheqin inkursionin, të mbështetura nga brigadat e vendosura tashmë rreth qytetit. Manovra "Gideon Tanks 2" do të zhvillohet gradualisht.
IDF ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për evakuim për palestinezët që jetojnë pranë një ndërtese tjetër të lartë në qytetin e Gazës, përpara një sulmi ajror, i katërti i planifikuar për sot. Më herët, ushtria izraelite goditi tre rrokaqiej në qytetin e Gazës, për të cilat pretendoi se përdoreshin nga terroristët e Hamasit.
"IDF do ta godasë së shpejti ndërtesën për shkak të pranisë së infrastrukturës terroriste të Hamasit brenda ose afër saj", tha zëdhënësi i IDF në gjuhën arabe, Avichay Adraee.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Benjamin Netanyahun që të tregojë kujdes mëe Katarin, aleatin e SHBA-ve. Duke iu përgjigjur një pyetjeve të gazetarëve nëse kishte ndonjë mesazh për Netanyahun, Trump tha se “duhet të jetë shumë i kujdesshëm me aleatin e shkëlqyer të SHBA”.
"Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer, kështu që Izraeli dhe të gjithë të tjerët, duhet të jemi të kujdesshëm. Kur sulmojmë njerëz, duhet të jemi të kujdesshëm", u shpreh Trump.
Lajm në përditësim…
Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan se nisën katër sulme me dronë kundër Izraelit, njëri prej të cilëve shënjestroi Aeroportin Ramon në jug. Zëdhënësi ushtarak i lëvizjes pro-iraniane, Yehya Sarea, deklaroi se grupi i tij "kryeu një operacion ushtarak me cilësi të lartë me katër dronë; tre prej të cilëve shënjestruan Aeroportin Ramon në Umm al-Rashrash (Eilat) dhe i katërti një objektiv ushtarak në rajonin Negev (Jemeni jugor), në Palestinën e pushtuar".
Zëdhënësi i kryengritësve nuk specifikoi kohën ose datën e sulmit të ri, i cili ai tha se "i arriti me sukses objektivat e tij, falë Zotit". Ushtria izraelite nuk ka komentuar mbi këtë pretendim të rebelëve jemenas, as nuk ka raportuar të ketë kapur ndonjë raketë ose dron të ri. Huthitë shpesh kanë lëshuar dronë dhe raketa balistike kundër Izraelit, por shumica dërrmuese janë kapur pa shkaktuar viktima ose dëme.
Sarea theksoi se milicia shiite "po përmbush detyrën e saj fetare, morale dhe humanitare dhe do të vazhdojë të mbrojë me guxim pozicionin e saj xhihadist të bazuar në besim, në solidaritet me popullin tonë palestinez dhe në mbështetje të rezistencës së tyre të palëkundur".
"Të gjitha përpjekjet për të minuar këtë pozicion do të dështojnë, si dhe përpjekjet e mëparshme. Ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë vendin tonë dhe nuk do t'i braktisim detyrat tona ndaj popullit palestinez derisa të ndalet agresioni kundër Gazës dhe të hiqet bllokada", përfundoi zëdhënësi i Houthit.
Përpara operacionit të ushtrisë izraelite për të pushtuar qytetin e Gazës, Hamasi ka zhvendosur pengjet mbi tokë, në shtëpi dhe tenda, për të parandaluar ushtrinë të veprojë në zona të caktuara. Kështu raporton transmetuesi publik Kan, duke cituar burime palestineze në Gaza.
Dje, nëna e pengut Guy Gilboa-Dalal tha se ishte informuar se djali i saj po mbahej mbi tokë në qytetin e Gazës, pasi Hamasi postoi një video javën e kaluar që e tregonte atë në sediljen e pasme të një makine.
Një samit urgjent ka bërë bashkë sot të gjithë liderët e arabo-islamik të Doha të Katarit në mbështetje të sulmeve ushtarake izraelite të kryera në këtë kryeqytet më 9 shtator ku shënjestër ishin liderët e grupit terrorit të Hamasit.
Një ditë më parë, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm, është shprehur se shtetet arabe dhe islamike dënojnë rëndë sulmet izraelite dhe se do të rreshtohen përkrah Katarit me qëllim mbrojtjen e sovranitetit.
“Ne e vlerësojmë solidaritetin e vendeve vëllazërore arabe dhe islamike dhe vendeve mike nga bashkësia ndërkombëtare që dënuan këtë sulm barbar izraelit. Ata shprehën mbështetjen e tyre të plotë për ne dhe masat legjitime ligjore që do të ndërmarrim për të ruajtur sovranitetin e vendit tonë”, tha Sheikh Mohammed.
Sakaq, liderët kanë mbërritur në Katar për të marrë pjesë në Sesionin e Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), takim që u hap me urgjencë pa një ceremoni.
Delegatët nga Lidhja Arabe dhe OBI po bashkëpunojnë për një rezolutë të përbashkët që do të specifikojë masa konkrete kundër Izraelit. Delegatët nga Lidhja Arabe dhe OBI po bashkëpunojnë për një rezolutë të përbashkët që do të specifikojë masa konkrete kundër Izraelit.
Sulmet izraelite në Katar shënjestruan liderët e Hamasit duke vrarë 5 prej tyre si dhe një anëtar të shërbimeve të sigurisë së Katarit. Ky sulm pati një jehonë të madhe në Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë përfshirë këtu he faktin se Katarit mbetet një ndër aleatët më të ngushtë të SHBA-ve, përfshirë këtu dhe se një numër i madh i trupave ushtarakë amerikanë janë me bazë në këtë shtet.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Benjamin Netanyahun për Katarin, një aleat i SHBA-ve. Duke folur për gazetarët, Trump tha se udhëheqësi izraelit duhet të jetë i kujdesshëm me Katarin.
"Një mesazh për Bibi Netanyahun? Ata duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm. Ata duhet të bëjnë diçka në lidhje me Hamasin. Por Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara. Shumë nuk e dinë këtë.
Ia thashë emirit, të cilin mendoj se është një person i mrekullueshëm, me të vërtetë. I thashë se ata kanë nevojë për marrëdhënie më të mira me publikun, sepse ata nuk i kuptojnë shumë mirë marrëdhëniet me publikun.
Dua të them, njerëzit flasin shumë keq për ta, dhe nuk duhet. Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer, kështu që Izraeli dhe të gjithë të tjerët, duhet të jemi të kujdesshëm. Kur sulmojmë njerëz, duhet të jemi të kujdesshëm", u shpreh Trump.
Komente

Bota shikon cifutet si masakrojne nje popull te pambrojtur dhee nuk ben asgje per te ndaluar kete genocid te paprecedente , pastaj keto vendet qe vetequhen “demokratike “ dalin dhe bejne moral qe mbrojne te drejtat e njeriut nderkohe mbeshttetin cifutet kriminele , sa turp
Përgjigju