Gati për shkëmbim, policia i prish planet 6 të rinjve, sekuestrohet kanabisi

6 Qershor 2020, 13:35| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 13:37

  • Share

Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë Tiranë falë operacioni 'Shëngjergji' pasi akuzohen për 'prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike'. Pas një hetimi disa mujor është bërë identifikimi i këtyre personave të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në vendin e quajtur 'Qafë Priskë' në zonën e Tiranës, pranë Dajtit. Policia ka ndaluar dy automjetet me të cilët po lëviznin autorët ku në njërin prej tyre kanë gjetur tri qese plastike të dyshuara me lëndë narkotike.

Ndërkohë në mjetin tjetër që drejtohej nga shtetasi A.T, 35 vjeç, i cili dyshohet të jetë udhëheqësi i këtij grupi, i janë gjetur 8500 euro dhe 4700 lekë, me të cilat mendohet se do të blinte lëndën narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në të dyja mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- tri qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me peshë 37.5 kg;

- 8500 euro dhe 4700 lekë;

- 8 aparate celular.

Sakaq gjashtë personat e arrestuar janë:

- A. T., 35 vjeç, banues në Tiranë (organizatori);

- J. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë;

- R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

- F. B. (O.), 30 vjeç, banues në Tiranë;

- R. J., 39 vjeç, banues në Tiranë;

- Xh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adriatik: 06/06/2020 16:26

    Vlonjate janë ? Në Tirane banojne lloj lloj tani..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?