Politikë

'Unë vdes për 3D', Rama bashkëbisedim me një grup aplikantësh për nismën ‘Gati për Shqipërinë’: Eksplorim të mundësive të bashkëpunimit me ta

16 Qershor 2021, 10:06| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 13:50

  • Share

Nisma “Gati për Shqipërinë” tashmë është kthyer në një dritare për të gjithë të rinjtë që duan të kontriubojnë me projekte në mandatin e 3.

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim online me një tjetër grup një tjetër grup aplikantësh për këtë nismë, gjatë të cilit të rinj kanë shprehur ide të përgjithshme mbi fushat ku duan të kontribuojnë.

Rama shprehet se ky cikël sesionesh online sipas fushave, krijon mundësinë për eksplorimin e sa më shumë formave të bashkëpunimit.

“Nga pikëpamja praktike kjo gjë do bëhet kështu që ne i marrim të dhënat sot dhe Bora që është koordinatorja e programit iu lë takim”, tha Rama. "Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta", shtoi kryeministri.

Një nga aplikantët shprehu pasionin për matematikën, ndërsa Rama e inkurajoi të vazhdojë të investojë në këtë drejtim.

Në fund kryeministri ka bërë dhe një batutë me njërin prej të rinjve, duke thënë se vdes për 3D.

I riu: Kam pasur disa eksperienca në industry në amerikë. Kam pasur eksperienca mësimdhënie në universitet, në kërkime shkecore, fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D.

Rama:Mmund të punosh dhe me mua për 3D unë vdes për 3D.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?