Politikë

'Gati për Shqipërinë', Rama interesohet për juristen nga Londra që dëshiron të kontribuoj në fushën e arbitrazhit dhe Avokaturës së Shtetit: Cakto një takim me mua, ke kohë sot?

29 Qershor 2021, 10:38| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 11:13

  • Share

Shqiptarë të talentuar, të arsimuar dhe të profesionistë që jetojnë jashtë vendit, por edhe brenda vendit, janë gati të kontribuojnë për zhvillimin e vendit, pas ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama në kuadër të nismës 'Gati për Shqipërinë'. Dhjetëra prej tyre kanë prezantuar sot vizionin e tyre për të kontribuar në fusha të ndryshme për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se po punohet për të bërë një ndryshim në mënyrën e organizimit të administratës duke futur edhe konceptin e nëpunësit dixhital, ku kontributi mund të jepet edhe nga jashtë, pa qenë i nevojshëm që të jesh prezent.

'Nuk e di a ju ka rënë në vesh që ne po punojmë për të bërë një ndryshim në mënyrën e organizmin të administratës duke futur edhe konceptin e nëpunësit dixhital, do jem i lumtur të organizoj një hapësirë ku kontributi të jepet edhe nga jashtë por të jetë konstant, me projekte e detyra të caktuara. për të ndjekur punën pa qenë të detyruar të jeni prezent duke komunikuar sipas përvojave.'- tha Rama.

Rama sakaq, shprehu interes edhe për një profesioniste e cila tha se punonte në fushën e arbitrazhit dhe se kontributi i saj për vendin do të ishte i përqendruar në përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e arbitrazhit, si dhe do të donte të jepte edhe kontribut në Avokaturën e Shtetit.

'Jam Blerina Xherai, jam një juriste e specializuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e BE, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kam punuar vitet e fundit në fushën e arbitrazhit, të investigimeve, detar dhe konverciale. Aktualisht punoj në Londër dhe kam fituar një eksperiencë që nga 2012 si në firmat ligjore sa i përket arbitrazhit ndërkombëtare por edhe në fushën akademike. jam arbitre e dhomës së arbitrazhit të Kosovës. Jam edhe anëtare e bordit të rregullta të Hagës mbi arbitrazhin dhe të drejtat e njeriut, angazhimi im është në ta ardhmen në krijimin dhe reformimin apo përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e arbitrazhit, si dhe do të doja të jepja edhe kontribut të avokaturën e shtetit.'- tha ajo.

Rama: Lëri një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?