Balerinin e njohur Ilir Sahqiri do ta shohim sërish në ekran. Kësaj radhe ai do të jetë në krye të jurisë në emisionin “Dancing With the Stars”.
“Top Channel është një realitet televiziv botëror sa i takon platformës që ka. Të jesh pjesë e një produksioni të tillë ku gjerat janë të kopsitura dhe aq më tepër për të realizuar artin e kërcimit.”-tha Ilir Shaqiri për rikthimin e tij.
Ilir Shaqiri dha një intervistë për 'Wake up'. I pyetur nga moderatorët sesa e vështirë është të jesh kryetar jurie, Iliri tha se për të e rëndësishëm është të jetë i drejtë me konkurrentët.
“Për mua rëndësia ka të jem korrekt me veten, te them atë që mendoj për konkurrentin. Po të jesh vetvetja je në rregull. Baleti është diçka që duket aq qartë. Pikët e mia do jenë të qarta nga ana ime. Nuk do jem vetëm në këtë koshere gjykimesh.”-tha Iliri.
Iliri ka edhe një këshillë për të gjithë ata që do të marrin pjesë në Dancing.
“Këshilla më e mirë që mund tu jap është të jenë vetvetja duke mos kompkelsuar mendjen dhe trupin. Sfidat e kërcimit janë të ndryshme. Nuk ka vend për fjalë, ka vend vetëm për hapa dhe punë. Ke të vësh me fizikun kshuqë do modifikosh fizikun tënd. Dinamika e shpirtit që dhuron në performancë, ajo perceptohet nga të gjithë. Juria ka detyrë të ndajë emocionin nga teknika, që publiku nuk e kupton si u rrotullove si u hodhe.”-tha balerini.