Gati qendrat e emigrantëve në Lezhë! Brenda pak ditësh vijnë emigrantët e parë! Përfaqësuesit e qeverisë italiane inspektojnë kampet (VIDEO)

11 Tetor, 10:51| Përditesimi: 11 Tetor, 16:28

  • Share

LEZHË- Kampi i refugjatëve në Gjadër të Lezhës do të hapet brenda pak ditësh.Puna për ngritjen e kësaj strukture ka përfunduar dhe pritet të vihet në funksion, për pritjen e refugjateve nga vendet e treta.

Këtë e kanë bërë te ditur përfaqësues të qeverisë italiane gjatë një inspektimi që po zhvillojnë në këto dy struktura.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?