Njësia kërkimore-shkencore e Sizmologjisë dhe Gjeoshkencës prezantoi në Akademinë e Shkencave raportin që do t’i dorëzojë Komitetit Shtetëror të Rindërtimit, që është ngritur në vendin tonë, pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për ndërtimet e reja.
“Në dhjetor është ngrit njësia përkatëse, që ka pas për detyrë që të bëjë të zbatueshëm edhe të vendosë në bazë të projektimeve të reja edhe më tej për ndërtime të qëndrueshme ndaj tërmeteve”, shprehet Skënder Gjinushi, kreu i Akademisë së Shkencave.
Sizmologu Shyqyri Aliaj edhe inxhinieri i sizmologjisë Markel Baballëku prezantuan projektin që duhet që të aplikohet në shkallë kombëtare për të garantuar ndërtime të qëndrueshme edhe rezistente në të ardhmen. Ndër, të tjera Baballëku teksa prezantoi hartën sizmike në vendin tonë ndali tek aplikimi i disa pjesëve të veçanta të Eurokodit 8, aplikimi i materialeve plotësuese nga anekset e vendeve europiane edhe përcaktimi i parametrave që kërkon trajtime specifike kombëtare.
“Tërmeti i datës 26 nëntor tregon se si e përjetoi vendi ynë. Ky qe tërmeti më i madh edhe më i fuqishëm, që ka ndierë brezi ynë që jetojmë. Edhe vet ngulmimi i qeverisë që kërkon një financim të jashtëzakonshëm për të përballuar këtë tregon se çfarë tërmeti ka kaluar në vendin tonë”, shprehet sizmiologu Shyqyri Aliaj.
Ndërsa, nuk munguan as pyetjet edhe qëndrimet e inxhinierëve edhe sizmologët pjesëmarrës në këtë takim sa i përket raportit që u prezantua. Është hera e parë që inxhinierët, shkencëtarët edhe specialistët e sizmikes përgatisin ekspertizën për garantimin e ndërtimeve të qëndrueshme e rezistonte gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Njësia përbëhet nga profesor Shyqyri Aliaj, Markel Baballëku dhe inxhinier Skënder Allkja.