Gati skena për Ricky Martin, sot koncerti me ritme latine! Bashkia Tiranë: Natë e paharrueshme, presim 20 mijë pjesëmarrës

19 Korrik 2023, 20:01| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 08:52

  • Share

Në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë po bëhen përgatitjet e fundit për skenën ku do të performojë ylli i muzikës latine Ricky Martin. Drejtoresha e Promocionit e Bashkisë Tiranë Mirela Koçollari dha detaje nga koncerti në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Koçollari tha se risi në këtë koncert është se performanca do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operas dhe Baletit. Nga sheshi ‘Skëndërbej’, Koçollari tha se trupa e Operas dhe Baletit po bën provat e fundit për të dhënë nesër një koncert të paharrueshëm.

“Janë duke u bërë provat. Është një format që është risi, do integrohet edhe pjesë e performuesve edhe orkestra e teatrit të Operash dhe Baletit. Janë duke bërë provat e fundit me muzikën audion. Është një nga eventet kaq të mëdha dhe një këngëtar me famë botërore, ku vit ka nis me disa aktivitete të këtyre përmasa si Enrique Iglesias, Nikos Vertis, shfaqja e Notre Dame. Tirana e ka treguar që di të bëjë evente të këtyre dimensioneve dhe kanë shkuar të gjitha shumë mbarë”, tha ajo.

Ajo thotë se Tirana e ka treguar që di të bëjë evente të mëdha, ku evidentoi edhe koncertin më të fundit nga Enrique Iglesias. Ndërkohë Koçollari thotë se ka pasur interes për të parë koncertin edhe nga turistë të huaj, ndërsa thekson se presin 20 mijë pjesëmarrës.

“Surpriza është që Tiranë është kthyer në një pol të rëndësohem për atin kulturën dhe muzikën. Risia është integrimi i të dyja palëve, instrumentistët e Shqipërisë dhe stafit të ngushtë të Ricky Martin. Do ketë disa zona ku do akomodohen ata që kanë prerë biletat. Presim një numër të konsiderueshëm, duke parë edhe nga hera e fundit, interes të madh rajonit dhe disa vendeve të Europës që kanë ardhur posaçërisht.

Interesi i veçantë në pikat e shitjes së biletave i turistëve që ndodheshin në Tiranë, e kanë parë si mundësi për të shfrytëzuar disa ditë më shumë për të parë këtë aktivitet. 20 mijë e sipër do jenë padiskutim nesër”, u shpreh Koçollari.

Ricky Martin, do të performojë nesër në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa të shumtë janë ato fansa që mezi e presin atë. Atmosfera pritet premtuese, dhe biletat janë ende në shitje. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.

Vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?